LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Aleatët perëndimorë i kanë dërguar Ukrainës 65 miliardë euro ndihmë ushtarake

Stoltenberg: Aleatët perëndimorë i kanë dërguar Ukrainës 65 miliardë euro ndihmë ushtarake

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleatët perëndimorë i kanë dërguar Ukrainës 65 miliardë euro ndihmë ushtarake.

Stoltenberg gjithashtu theksoi se me negociatat e paqes që duken të pamundura, aleanca ushtarake po planifikon të dërgojë ndihmë të mëtejshme në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund të lejojmë Rusinë të vazhdojë të shkatërrojë sigurinë evropiane”, tha Stoltenberg gjatë një konference për shtyp në Bruksel.


“Nuk ka shenja se (Vladimir) Putin po përgatitet për paqe. Ai po përgatitet për më shumë luftë”, tha ndër tjera Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen në Bruksel të martën dhe “të diskutojnë se si mund të shtojnë mbështetjen tonë, duke përfshirë vazhdimin e forcimit të forcave të armatosura të Ukrainës. Mbështetja jonë është për një kohë të gjatë”, tha Stoltenberg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Serbia

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori