LAJMI I FUNDIT:

Autizmi mund të vërehet edhe te foshnjat 3 deri 6-muajshe: Këto janë shenjat që do t’ju ndihmojnë të mos i humbisni ‘alarmet e para’

Autizmi mund të vërehet edhe te foshnjat 3 deri 6-muajshe: Këto janë shenjat që do t’ju ndihmojnë të mos i humbisni ‘alarmet e para’
shutterstock

Autizmi është një çrregullim i shpeshtë në ditët e sotme dhe ja cilat janë simptomat që mund të vërehen në cilën periudhë dhe për çfarë duhet reaguar

Autizmi te fëmijët diagnostikohet mesatarisht rreth moshës 4-vjeçare, megjithëse shenjat e autizmit janë tashmë të dukshme në moshën dyvjeçare dhe disa studime pohojnë se çrregullimi mund të zbulohet te foshnjat 3-6-muajshe.

Praktika botërore tregon se sa më shpejt të filloni të punoni me një fëmijë me autizëm, aq më shumë aftësi mund të kompensohen nga trajnimi.


Me kalimin e kohës, truri bëhet më pak ‘plastik’ dhe ajo që mund të bëhej lehtësisht në moshën 4-vjeçare është shumë e vështirë në moshën 7- 8-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Ka disa shenja që mund të tregojnë autizimin, por duhet të dini gjithashtu se ato janë vetëm një ‘shënues’ që tregon se është koha për t’u konsultuar me një specialist.

shutterstock

Këtu janë shenjat për t’u kujdesur:

Me 12 muaj

▪ Ai nuk përpiqet të bisedojë
▪ Nuk i përgjigjet emrit të tij
▪ Nuk bën kontakt me sy, e shmang atë
▪ Fëmija autik i mbulon veshët nga tingujt e lartë

Me 24 muaj

▪ Bën pak ose aspak fraza me dy fjalë (përveç në imitim dhe përsëritje)

Vitet tjera

▪ Ndalon së foluri apo komunikimi edhe pse e bënte me kënaqësi
▪ Shmang kontaktin me sy
▪ Vazhdimisht dëshiron të jetë vetëm
▪ Nuk e kupton se si ndihen të tjerët
▪ Të folurit nuk zhvillohet ose zhvillohet vonë
▪ Përsërit të njëjtat fjalë ose fraza
▪ Zemërohen për shkak të ndryshimeve në aktivitetet ose mjedisin e tyre të zakonshëm (për shembull, kur ndërrohen mobilet në dhomë)
▪ Ka interesa rreptësishtë të kufizuara
▪ Përsërit veprimet vazhdimisht: duartroket, rrotullon diçka në duar, lëkundet…
▪ Është shumë i ndjeshëm ndaj tingujve, aromave, shijeve, teksturave, dritës dhe ngjyrës – ose krejtësisht i pandjeshëm
▪ Shmang kontaktin fizik, nuk i pëlqen të përqafohet
▪ I përgjigjet pyetjeve në mënyrë të papërshtatshme
▪ Nuk ka frikë nga asgjë
▪ Ka frikë nga gjërat që nuk ka nevojë t’i frikësohet.
▪ I kushton vëmendje të veçantë detajeve, për shembull, në një makinë, ai është i interesuar vetëm për rrotat dhe asgjë tjetër.
▪ Luan në të njëjtën mënyrë çdo herë.

Adoleshentët

▪ Luajnë ose komunikojnë me njerëz që nuk janë të moshës së tyre – foshnje ose të rritur
▪ Kanë pak ose aspak miq
▪ Kërkoni që të tjerët të luajnë ose të veprojnë sipas rregullave të tyre
▪ Kanë interesa të pazakonta, për shembull, kujtojnë statistikat e lojërave të një ekipi, edhe pse në fakt nuk i intereson fare ky sport
▪ Shfaqin sjellje kompulsive, për shembull mbyllin të gjitha dyert përreth shtëpisë ose nënvizojnë gjithçka që shkruhet
▪ Janë të lidhur me disa gjëra, për shembull, mbajnë një lodër kudo me vete edhe pse tashmë janë afër ditëlindjes së 18-të ose mbledhin lidhëse këpucësh…
▪ Flet çuditshëm

Dëgjoje veten! Nëse mendoni se diçka nuk shkon, është më mirë të shkoni te mjeku dhe të qetësoheni sesa të mos shkoni dhe të ndëshkoni veten për këtë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Ushqimi i fëmijëve të moshës 3-6 vjeç

Ushqimi i fëmijëve të moshës 3-6 vjeç

Prindër dhe fëmijë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Kjo teknikë prerjeje u jep flokëve tri herë më shumë volum se çdo produkt

Kjo teknikë prerjeje u jep flokëve tri herë më shumë volum se çdo produkt

Flokë dhe stil
Kalo në kategori