LAJMI I FUNDIT:

Roma fiton me rezultat bindës ndaj Sampdorias

Roma fiton me rezultat bindës ndaj Sampdorias

Roma ka triumfuar 3-0 ndaj Sampdorias në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Ndshjen më mirë e nisën mysafirët që rrezikuan nëpërmjet Manolo Gabbiadini (27’), por që Rui Patricio ishte në vend.


Katër minuta më vonë, Roma rrezikoi përmes Diego Llorentes, mirëpo goditja e tij me kokë përfundoi jashtë.

Brenda pesë minutash, Giallorosët lëshuan raste ideale shënimi nëpërmjet Geroginio Wijnaldum, Nicola Zalewskit dhe Lorenzo Pellegrinit, që nuk ia dolën të mposhtin portierin Nicola Ravaglia.

Sampdoria më pas mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Jeison Murillo pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë në minutën e 52-të, për t’u përjashtuar nga ndeshja.

Shkaku i epërsisë numerike, Roma ia doli të shënonte golin e epërsisë pas vetëm shtatë minutash, kur Wijnaldum çau mbrojtjen mysafire.

Ishte minuta e 79-të e takimit kur Paulo Dybala lëshoi një mundësi të artë shënimi, duke e gjuajtur topin jashtë.

Por, La Joya nuk dështoi më, pasi në minutën e 88-të, Roma fitoi një penallti dhe argjentinasi e konvertoi në gol.

Ishte minuta e 90+4-të e takimit, kur Stephan El Shaarawy u fut në listën e realizatorëve për 3-0, e që ky ishte rezultati final.

Pas javës së 28-të, Roma gjendet në vendin e katërt me 50 pikë, ndërsa në xhiron e 29-të do të ketë punë me Torinon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Kalo në kategori