Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin 2023 është një ditë kushtuar ndërgjegjësimit për Autizmin, një çrregullim kompleks zhvillimor që ndikon në aftësinë e një personi për të komunikuar dhe ndërvepruar me të tjerët. Autizmi, i njohur edhe si Çrregullimi i Spektrit të Autizmit (ASD), është një çrregullim neurozhvillues që ndikon në mënyrën se si një person përpunon informacionin dhe e percepton botën përreth tij.
Kjo ditë ndërgjegjësuese u shënua sot në Prishtinë me thirrje të ndryshme “Autizmi është veçanti, nuk është uniformë”, “Fëmijët me autizëm nuk ju injorojnë, ata presin të hyni në botën e tyre”, “Autizimi thërret” etj,
Këtyre thirrjeve iu bashkua edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ku bashkë me fëmijët, përfaqësues të shoqatës “Autizmi” dhe përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, dekoruan pemën afër qeverisë.
Kryeministri Albin Kurti u zotua se do të punojnë më shumë për mbrojtjen, promovimin dhe jetësimin e të drejtave të njeriut si tërësi. Madje Kurti u bëri thirrje institucioneve që të punësojnë sa më shumë persona me aftësi të kufizuar.
Po ashtu edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është bashkuar në thirrjet e sotme për ta promovuar ndërgjegjësimin për autizmin, për t`i sfiduar stereotipet dhe stigmat dhe për t`i mbështetur personat me autizëm dhe familjet e tyre.
Ndërsa në këtë ditë ndërgjegjësuese U.D i Drejtori Ekzekutiv i FKAK-së Bujar Kadriu thotë se miratimi i ligjit do të ndryshonte narrativen e Personave me Aftësi të Kufizuar duke u mbështetur nga shteti, por edhe shoqëria në tërësi do të ishte e kujdesshme dhe më e përgjegjshme.
“ Ne si Persona me Aftësi të Kufizuar jemi angazhuar thellësisht për ligjin i cili do të garantonte të drejtat dhe dinjitetin e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë. Ajo çfarë jemi duke kërkuar nga institucionet tona, nga Qeveria e Kosovës është ta afatizojnë zotimin e miratimit të projektligjit për vlerësimin, njohjen e satutit, përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuar”.
Kadriu thotë se miratimi i ligjit për personat me aftësi të kufizuar është gjithëpërfshirës dhe rregullon statusin e personave me aftësi të kufizuar të cilët nuk janë përfshirë në ligje të tjera.
“Kosova si shtet bazohet mbi idenë se të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe meritojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë gjatë gjithë jetës së tyre. Sot dhe gjithmonë, ndërsa ne duhet të bëjmë maksimumin që të jetjojmë në idenë e këtij ideali qytetarie dhe barabarsie”, tha Kadriu në Ditën Ndërgjegjësuese të Autizmit.
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin (WAAD) synon të përhapë ndërgjegjësimin për Çrregullimin e Spektrit të Autizmit (ASD) dhe pengesat me të cilat përballen njerëzit me ASD çdo ditë. Çdo vit, kjo ditë festohet më 2 Prill në mbarë botën për t’i ndërgjegjësuar njerëzit për çrregullimin neurozhvillues që shtrembëron aftësitë e komunikimit dhe ndërveprimit social.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu për herë të parë Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin në 2007 për të rritur ndërgjegjësimin dhe kuptimin e Autizmit, për të promovuar diagnostikimin dhe ndërhyrjen e hershme dhe për të ofruar mbështetje dhe shërbime për njerëzit me Autizëm dhe familjet e tyre. Dita shënohet nga ngjarje dhe aktivitete të ndryshme të organizuara nga organizata, avokatë dhe individë të autizmit në mbarë botën.
Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit të Autizmit është “Transformimi i narrativës: Kontributet në shtëpi, në punë, në art dhe në politikëbërje”.
Këtë vit, kjo ditë i nxit njerëzit që të shikojnë larg kurimit ose konvertimit të njerëzve autikë dhe në vend të kësaj të përqëndrohen në pranimin, mbështetjen dhe përfshirjen e njerëzve autikë dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Tema e këtij viti synon të ndihmojë njerëzit autikë që të kërkojnë dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tyre dhe të jenë një anëtar i integruar dhe i vlerësuar i shoqërisë.
Njerëzit autikë përballen me diskriminim dhe sfida që shpesh nuk njihen nga bota.
Nivelet e ndërgjegjësimit ndryshojnë në mënyrë dramatike nga vendi në vend dhe është e rëndësishme të pranohet se njerëzit autikë janë të prekshëm ndaj problemeve të mëdha si pandemitë, efektet e ndryshimeve klimatike, ngacmimet kibernetike dhe fatkeqësitë natyrore. Kështu, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin festohet për të inkurajuar njerëzit të rrisin ndërgjegjësimin për ASD dhe të kërkojnë mënyra për të përmirësuar jetën dhe mirëqenien e njerëzve me ASD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje