LAJMI I FUNDIT:

Allegri i kënaqur me tre pikët, por kritikon futbollistët për lojën ndaj Veronës

Allegri i kënaqur me tre pikët, por kritikon futbollistët për lojën ndaj Veronës

Juventusi ka marrë një tjetër fitore në Serie A, teksa ka mposhtur Veronën me rezultat minimal 1-0.

Ka mjaftuar një gol nga Moise Kean në pjesën e dytë për t’i dhënë tre pikë shumë të vlefshme Zonjës së Vjetër, por loja e tyre nuk ishte e mirë.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri që nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij.


“Vështirësitë na kanë penguar që të bëjmë një ndeshje të bukur, por janë tre pikë thelbësore. Ndeshja pas pushimit të kombëtareve është gjithmonë bastarde, djemtë u treguan të aftë ta fitonin”.

“Pjesa e dytë ishte më e mirë se e para. Verona të bën të luash keq, të bën të vraposh, ndërsa ne nisëm të luanim topin pas 10 minutave të parë. Pas 1-0 nuk ia dolëm të shënonim të dytin, në 10 minutat e fundit mund të mbyllnim aksionet pa i lejuar të afroheshin te zona jonë”.

“Duhen bërë përmirësime, por djemtë e dinë. Ishte e rëndësishme të fitonim për ta nisur mirë, por edhe me perspektivën e ndeshjes ndaj Interit në Kupën e Italisë apo Lazios të shtunën e ardhshme”, deklaroi Allegri.

Allegri sërish u largua nga banka rezervë e Juventusit disa minuta para se të mbyllej ndeshja dhe ai përsëri ka treguar arsyet pse e bëri një gjë të tillë.

“Duhet të bënim një gol të sigurt por në fakt po bënim aksione të sforcuara dhe pastaj ndodh që në fund rrezikon diçka e tani mund të ishim këtu duke lëpirë plagët”.

“Në futboll, nëse bën një seri fitoresh është normale të rikuperosh pikë, klasifikimi real thotë se jemi katër pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve. Por edhe të tjerat herët a vonë do të nisin të bëjnë rezultate. Ne duhet të hedhim hap pas hapi. Në fushë kemi siguruar 59 pikë, meritë e djemve pasi nuk është e thjeshtë të luash në këto kusht”, u shpreh Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo
Kalo në kategori