LAJMI I FUNDIT:

Një foshnje u lind në javën e 26-të, pas dy muaj trajtimi në Klinikën e Neonatologjisë lirohet për në shtëpi në gjendje stabile

Një foshnje u lind në javën e 26-të, pas dy muaj trajtimi në Klinikën e Neonatologjisë lirohet për në shtëpi në gjendje stabile

Një foshnjë kishte lindur nën peshë dhe në javën e 26-të në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Universitare të Kosovës (QKUK), por pas trajtimit shëndetësor mbi dy muaj në Klinikën e Neonatologjisë është liruar për në shtëpi në gjendje stabile shëndetësore.

Kështu bëri të ditur drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Hajrije Ismaili, e cila përmes një videomesazhi të postuar në rrjetin social në Facebook në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, tha se me punën e tyre synojnë të ulin shkallën e vdekshmërisë të të porsalindurve.

“Së fundi kemi pas një foshnje e cila ka lindur në javën e 26-të, me një peshë të ultë në lindje dhe pas qëndrimit në klinikë mbi dy muaj është lëshuar në shtëpi në gjendje stabile shëndetësore”, ka thënë ajo.


Sipas saj, në vitin 2021 në këtë klinikë janë trajtuar 8,879 foshnja të porsalindura ndërsa në vitin 2022 janë trajtuar 9,554 foshnja.

“Ne synojmë të ulim shkallën e vdekshmërisë të porsalindurve, shkallën e sëmundjeshmërisë, ditët e qëndrimit në spital… Nëse e marrim vitin 2021, kemi pasur gjithsej foshnja të cilat janë trajtuar në klinikën tonë 8,879, marrë parasysh foshnjat të cilat lindin në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike dhe ato që sillen nga jashtë. Shkalla e vdekshmërisë ka qenë 18.3 promila, ndërsa për vitin 2022 foshnjat që janë trajtuar në klinikën tonë kanë qenë gjithsej 9,554 ndërkaq kemi pas rënie të konsiderueshme të shkallës së vdekshmërisë në 14.4 promila”, ka thënë Ismali. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori