LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen specifikat dhe afati kohor i lansimit të Samsung Galaxy S23 FE

Zbulohen specifikat dhe afati kohor i lansimit të Samsung Galaxy S23 FE

Samsung lansoi Galaxy S21 FE në janar 2022, por nuk vazhdoi me një S22 FE. Dhe disa javë më parë, një informues i besueshëm tha se S23 FE mund të mos ndodhë as.

Sidoqoftë, nga SamMobile pretendojnë se Samsung Galaxy S23 FE do të dalë në treg në tremujorin e katërt të 2023, që do të thotë në çdo kohë midis tetorit dhe dhjetorit 2023.


Publikimi gjithashtu pretendon se Samsung Galaxy S23 FE do të fuqizohet nga Exynos 2200 SoC në të gjitha rajonet, ndryshe nga S21 FE, i cili në varësi të tregut kishte të integruar çipin Snapdragon ose Exynos, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Specifikat e tjera të Samsung Galaxy S23 FE të zbuluara nga burimi përfshijnë një kamerë primare të përmirësuar, një bateri 4,500mAh, që ka të ngjarë të mbështesë karikimin 25 W.

Sa i përket hapësirës së përgjithshme, Galaxy S23 FE do të ketë dy opsione – 128GB dhe256 GB, ndërsa RAM Memoria mund të jetë 6GB ose 8GB.

Sipas burimit, Galaxy S23 FE do të ketë kodin e modelit SM-S711x, i cili do të jetë në përputhje me përcaktimin e modelit për pajisjet kryesore më të fundit të serisë S të Samsung. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Pepermaster CTO në AMD

Pepermaster CTO në AMD

Teknologji
Kalo në kategori