Audi synon të nxjerr në treg një veturë të re të vogël elektrike që do të bazohet në platformën e gjeneratës së ardhshme nga Grupi Volkswagen
Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, modeli i ardhshëm elektrik i Audi do të shërbejë si zëvendësim për A3.
“Ne po shkojmë drejt qëllimit që të bëhemi një markë 100 për qind elektrike. Deri në vitin 2027, ne duam të ofrojmë një veturë plotësisht elektrike në çdo segment. Së fundmi vendosëm të prezantojmë një model shtesë elektrik të nivelit fillestar që do të ulet nën Audi Q4 e -tron”, tha drejtori i Audi, Markus Duesmann.
Modeli i ri elektrik i nivelit fillestar do të ofrohet si një hatchback me katër dyer dhe një sedan me katër dyer, sipas Autocar. Ai pritet të bazohet në platformën SSP, e cila aktualisht po zhvillohet me emrin e koduar Project Trinity.
Ai duhet të sjellë një përmirësim mbi platformën aktuale MEB dhe të ofrojë një distancë deri në 700 kilometra. Gjithashtu, do të mundësojë karikimin deri në 270 kW, që do të thotë se një karikim dhjetë minuta do të jetë i mjaftueshëm për të kaluar 129 kilometra. Audi i ri elektrik do të përdorë teknologjinë e re të baterive Unified Cell të Volkswagen.
Duesmann tha se Audi planifikon të prezantojë 20 modele të reja deri në vitin 2025, dhe më shumë se gjysma do të jenë elektrike. Ardhja e pasuesit elektrik të modelit A3 pritet pas paraqitjes së Q6 e-tron, modeli i parë i bazuar në platformën e re dhe më premium Premium Platform Electric, ose PPE. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE
Rikthehet Ford Taurus
Një 'shfaqje e shkëlqyeshme': Kështu u vlerësua gara ndërmjet Rimac Nevera kundër Porsche Taycan dhe BMW M5
Peugeot me inteligjencë artificiale - çfarë do të shërbejë ajo tek marka franceze
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Mercedes-Benz planifikon të sjellë një version më të vogël të G-Class me energji elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'