Pasi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e cilësoi si të rrezikshme dhe të papranueshme gjuhën e përdorur ndaj mediave nga Shefi i Stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka reaguar sërish ky i fundit.
Vela ka thënë se reagimi i tij nuk ka të bëjë me mediat, por me shpërndarësit e dezinformatave.
“Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për raportim të lirë”, ka shkruar Vela në Tëitter.
Ai tutje ka thënë se mediat e lira janë themel i demokracisë, ndërsa ka shtuar se “i inkurajoj që ta zbërthejnë më tej kush janë porositësit e dezinformatave”.
Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për raportim të lirë. Mediat e lira janë themel i demokracisë. I inkurajoj që ta zbërthejnë mëtej kush janë porositësit e dezinformatave.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 30, 2023
Ndryshe, AGK-ja në reagimin e saj publik të enjten tha se nuk është hera e parë që Vela sulmon mediat e Kosovës.
“Vela në një postim skandaloz në Twitter, thotë se raportimet e mediave të Kosovës ‘janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të SHBA-së. Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj mediave”, thuhet në reagimin e AGK-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251