LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqim Vladi refuzon transferimin te gjiganti suedez Malmo

Shkëlqim Vladi refuzon transferimin te gjiganti suedez Malmo

Shkëlqim Vladi është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë në Challange League të Zvicrës me fanellën e Aaraut.

Sulmuesi i talentuar kosovar ka realizuar 12 gola në 15 ndeshje dhe ofertat për të nuk po mungojnë.


Së fundmi bëhet me dije se gjiganti suedez  Malmo, kishe shfaqur interes për Vladin, mirëpo një marrëveshje e tillë mesa duket nuk do të realizohet.

Gjithnjë sipas mediumi zviceran ‘4-4-2‘, Vladi ka refuzuar zyrtarisht ofertën e kampionëve të shumëfishtë të Suedisë, pasi nuk dëshiron transferimin në Skandinavi.

22-vjeçari është i vendosur të qëndrojë deri në fund të sezonit te Aarau, pastaj do të shikoj ofertat e tjera.

Mediat e ndryshme në Zvicër kanë raportuar se Vladi do të mbetet në Zvicër, pasi janë dy skuadrat e mëdha zvicerane Grasshopper dhe Luzern që kanë shfaqur interesim për të.

Kush është Shkëlqim Vladi, 'bomberi' i ri i ftuar nga Kosova: Po kalon në formë jetësore, tetë gola të shënuara në tetë ndeshje
Lexo po ashtu Kush është Shkëlqim Vladi, 'bomberi' i ri i ftuar nga Kosova: Po kalon në formë jetësore, tetë gola të shënuara në tetë ndeshje

Kujtojmë që Vladi ishte ftuar nga trajneri i Kosovës, Alain Giresse për ndeshjet e muajit shtator, por ai nuk e bëri dot debutimin pasi ishte lënduar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori