Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar të dëgjohet dëshmitari i katërt i prokurorisë në gjykimin kundër Pjetër Shalës. Ai ka folur për ngjarjet që lidhen me babanë e tij, për të cilin ka thënë se në vitin 1999 ishte kidnapuar dhe mbajtur në Kukës të Shqipërisë.
Dëshmitari që mban numrin 9 ka folur fillimisht në seancë private për të vazhduar pastaj të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë.
“Në vitin 1998 është larguar familja nga aty. Arsyeja ishte se aty (fshati) disa persona kishin shkuar dhe kishin kërkuar babanë që ta marrin me vete, t’i dorëzojë armët dhe ta marrin me vete”, ka thënë dëshmitari.
Ai ka thënë se nuk ishte prezent aty por për ngjarjen ka mësuar nga familja e tij.
Dëshmitari ka thënë se, në bazë të asaj çka i ka treguar nëna e tij, dy persona ishin futur në oborrin e shtëpisë dhe e kishin kërkuar babanë e tyre.
Sipas tij, ata persona ishin dërguar nga shtabi i Jabllanicës.
Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se më vonë e kanë e kanë kuptuar që në grupin e personave që po qëndroni jashtë shtëpisë ishte edhe Pjetër Shala, i cili sot është në bankën e të akuzuarit.
“Babai e ka mësuar këtë emër atje ku ishte në Shqipëri i kidnapuar, atje kishte mësuar këtë emër. Nga personi vet, ai i ka treguar, Pjetër Shala”, ka thënë dëshmitari.
Tutje, dëshmitari ka thënë se familja e tij ishte larguar nga Kosova për në Shqipëri, me fillimin e bombardimeve të NATO-s.
Ai ka thënë se atje, babai i tij ishte kidnapuar nga katër persona dhe njëri prej tyre ishte i njohur për vëllain e tij.
“Nga kidnapimi aty është njohur një person nga ata të katërt që kanë qenë, atë e ka njohur vëllai i madh, ndërsa personat e tjerë nuk janë njohur dhe është dërguar me një veturë të vogël para se me shku në Kukës, ka pasur kërcënime gjatë rrugës, kështu e kanë çuar më vonë në Kukës, atje ku ka qëndruar deri në ditën e lëshimit”, ka thënë ai.
Sipas dëshmitarit, babai i tij ishte kërcënuar me vrasje si dhe keqtrajtuar mizorisht në Kukës.
“Është kërcënuar me vrasje, se cili do ta bëjë nga ta, kështu që djemtë e kanë njohur njërin nga ju dhe bëjeni cili të doni, u ka thënë ai… Më ka treguar se është keqtrajtuar mizorisht atje. Ai ka treguar që e kanë rrahur, me shkop gome, hekuri, druri, i kanë pre me brisk lëkurën, e kanë rrahur deri në alivanosje”, ka thënë ai.
Sipas tij, atë e kishin rrahur disa herë si dhe e kishin pyetur se kush janë spiunët.
“Po, gjithmonë Pjetër Shala e ka hapur bisedën me të dhe ka thënë pse e ke kërkuar diku tjetër atë që ta ka gjuajtur kafenë (ne kishim një lokal), unë isha ai që ta kam gjuajtur kafenë, ai vet e ka pranuar atë, i ka thënë unë isha ai që ta kam gjuajtur kafenë dhe unë isha ai që isha të shtëpia jote, se nuk dole jashtë kur erdha unë aty, ai vet e ka pranuar këtë”, ka thënë dëshmitari.
Gjatë pjesës së parë të seancës, dëshmitari ka folur për tri incidente në familjen e tij, e në të cilat e ka përfshirë Pjetër Shalën.
“Incidenti i parë është se Pjetër Shala, ai ia ka thënë vet babait, unë ta kam gjuajtur kafenë me revole. Shtëpia (incidenti) ka ndodhur në vitin 1998, ndërsa kafeja ka ndodhur në vitin 96”, ka thënë ai.
Pjetër Shala po e ndjek seancën nga qendra e paraburgimit, përmes video-lidhjes.
Ai po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A