LAJMI I FUNDIT:

Spasovski për kërcënimet me bomba: Ka një grup, kur të sigurohen provat do të ketë kallëzime penale

Spasovski për kërcënimet me bomba: Ka një grup, kur të sigurohen provat do të ketë kallëzime penale

MPB Maqedoni po vazhdon me hetimet për zbulimin e personave që kanë kërcënuar me bomba.

Ministri Oliver Spasovski, njoftoi se për momentin nuk mund të jep asnjë informacion deri ku janë hetimet, por se opinioni do të njoftohet në kohë për të gjitha, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Hetimet bëhen në institucione, e jo në media dhe opinion. Për momentin nuk mund të jap detaje. Është mirë të ndiqen informacionet që vijnë nga institucionet relevante. Tani ka shumë informata por edhe dezinformata”, tha Spasovski.


Ai shtoi se aktualisht është duke u hetuar një grup dhe kur të sigurohen provat e nevojshme do të bëhet kallëzim penal.

“Sa i përket hetimit është një grup, për të cilin po kryhen një sërë veprimesh hetimore, kjo është gjithçka që mund të thuhet tani për tani. Kur të kemi më shumë prova, do të bëhet kallëzim penal. Ky është aplikimi i pestë deri më tani. Tre janë në Shkup, një në Kavadar dhe një në Dellçevë. Kur të përfundojnë veprimet hetimore do të njoftohet opinioni”, tha Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Kronika e Zezë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Kronika e Zezë
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

Politikë
Kalo në kategori