LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se në Shtëpinë e Verdhë nuk  ka pasur asnjëherë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Senatori zviceran, Dick Marty në vitin 2010 nxori në publik një raport ku i inkriminonte ish-krerët e UÇK-së, edhe në trafikim organesh në një shtëpi në Shqipëri, e njohur si “Shtëpia e Verdhë”.

Në RTV Dukagjini, është avokati Tomë Gashi ai i cili thotë se pjesëtarët e UÇK-së nuk  ishin asnjëherë në atë territor.


“Aty nuk ka pasur kurrë ish-pjesëtarë të UÇK-së, asnjë pjesëtar i UÇK-së nuk ka qenë fare në shtëpinë e zotit Mercin Katuçi në fshatin Gur…ata nuk ka qenë kurrë në atë territor mirëpo inskenimi ka mundur, unë tash po aludoj që  ka qenë një shtëpi specifike për  atë kohë meqenëse kanë jetuar mbi 20 anëtarë të atë shtëpi. Ka qenë relativisht më e madhe se të tjerat në rrethinë dhe ka qenë në një pjesë kodrinore që në atë kohë ka qenë pak më e vështirë që të shkohet deri tek ajo shtëpi… ne me mediat kemi shkuar  prej  Prishtine, është rreth 3 orë rrugë…”, ka deklaruar ai.

Sipas Gashit i cili thotë se e gjithë situata ishte një inskenim, e njëjta kishte një tjetër qëllim.

“Nuk e di kush ju ka dhanë ide që të identifikohet kjo shtëpi  por nëse do të identifikohej kjo do të identifikohej një tjetër. Po iu garantoj që këtu ka pasur implikm të lloj-lloj shërbimeve sekrete, detyrimisht kanë dashur që ta fajësojnë kombin shqiptar prandaj inskenimi  është bërë atje”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, avokati Gashi e ka quajtur “politik” raportin e Dick Martyt.

“Raporti i Dick Martyt është raport politik, pastaj e kemi raportin e prokurorit Williamsoni  cili ka punuar në kuadër të emisionit të EULEX-it…dhe nuk kanë gjetur kurrfarë prova”, ka deklaruar ai.

Gashi vlerëson se njolla që ka hedhur ky raport do të jetë prezente në historinë e Kosovës dhe se se kjo e fundit, do e ketë për barrë Gjykatën Speciale.

Këto pretendime të Martyt nuk janë përfshirë fare në aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që ka ngritur kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori