LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha fiton një çmim në “iHeartRadio Music Awards 2023” për këngën “I’m Good (Blue)” me David Guettan

Bebe Rexha fiton një çmim në “iHeartRadio Music Awards 2023” për këngën “I’m Good (Blue)” me David Guettan
Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Është rikthyer mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2023”.

Ceremonia prestigjioze u zhvillua të hënën (27 mars) në ‘The Dolby Theatre’ në Los Angeles.


Edhe këtë vit janë shpërblyer artistët dhe këngët më të dëgjuara në stacionet iHeartRadio dhe po ashtu aplikacionin e ngjashëm.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Në ngjarjen vjetore nuk munguan momentet e bukura e po aq emocionuese si dhe performancat live nga artistët më të mëdhenj të skenës.

"iHeartRadio Music Awards 2023": Lista e plotë e fituesve
Lexo po ashtu "iHeartRadio Music Awards 2023": Lista e plotë e fituesve

Të nominuara sivjet kanë qenë edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Dua ka qenë e nominuar gjithsej në shtatë kategori, por nuk ka arritur të shpërblehet me ndonjë çmim.

Artistja me origjinë nga Dibra në anën tjetër u përfshi në dy kategori dhe fitoi ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ për “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Biondja ka reaguar menjëherë në rrjete sociale duke ua bërë me dije ndjekësve se ka fituar një çmim.

“Faleminderit iHeartRadio. Ne kemi fituar Dance Song of the Year”, shtoi ajo. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori