Alarmi që rezultoi i rrejshëm për një kërcënim për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” Ish-inspektorit të AKI-së, Shkelzen Sopjani, përpos pjesë e luftës hibride mund të jetë edhe ndonjë pakënaqësi ose qëllim i dikujt në raport me aeroportin.
Përkundër që nuk është gjetur asgjë në vendin e ngjarjes, çorientimi i linjave të aeroplanëve dhe autobusëve në të kaluarën, sipas profesorëve që merren me fushën e gazetarisë është sinjal se është përmbushur një pjesë e misionit të atyre që qëndrojnë prapa alarmeve të rrejshme.
Për të disatën herë brenda pak muajve udhëtarët u detyruan të presin jashtë objektit të aeroportit.
Ata që ia mësynë aeroportit “Adem Jashari” të dielën u përballën me kërkesë që të dalin në oborr për shkak të raportimit për kërcënim me bombë.
Alarmi rezultoi i rrejshëm, ndërsa Policia e Kosovës raportoi se në aeroportin “Adem Jashari” nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Raste si ky të cilin policia e ka cilësuar “Lajmërim apo kallëzim i rremë” ka pasur disa muajve të fundit.
Sipas ekspertëve të sigurisë alarmi i së dielës është fushatë e sulmeve hibride dhe jo vetëm, dhe për cak ka infrastrukturën kritike, me qellim çorientimin e institucioneve të sigurisë.
Shkëlzen Sopjani, ish-inspektor i AKI-së ka thënë se sulmet mund të kenë cak aeroportin dhe dëmtimin e tij në aspektin komercial.
“Këto të fundit posaçërisht në aeroport ndoshta organet e sigurisë do të duhej të fokusoheshin jo-shumë në sulm të tipit hibrid, por mund të ketë edhe ndonjë person që është i pakënaqur me aeroportin edhe e bënë qëllimisht me qëllim të humbjeve financiare të aeroportit”, deklaroi Sopjani për RTV Dukagjinin.
Ish-inspektori i AKI-së ka cituar se ky institucion bashkë me Policinë e Kosovës kanë kapacitete të përballen me këtë luftë hibride dhe me kërcënime eventuale në terren.
“I kanë kapacitetet e hetimit tash varet se hetimi ku të dërgon dhe në çfarë adrese. Edhe pse këtu nuk është lehtë me i hetuar kryesisht për shkak të anonimitetit, prapa paralajmëruesit ose prapa atij që kërcënon. Edhe tash kemi kanale të shumëfishta që është vështirë edhe me i ditë nga po vjen”, ka theksuar Sopjani tutje.
Përkundër që nuk është gjetur asgjë në vendin e ngjarjes, një pjesë e misionit të atyre që qëndrojnë prapa alarmeve të rrejshme janë përmbushur sipas profesorit universitar Alban Zeneli.
“Ato kanë mbërri me i dez-orientu njerëzit, sepse njëri prej qëllimeve të dez-inofrmatave është me i çorientu. Në këtë kuptim edhe në aeroport edhe në stacion të autobusëve në Prishtinë kemi pasur disa raste kur oraret çoftë të fluturimeve qoftë të autobusëve janë çrregullua për shkak të informatave të tilla”.
Profesori i gazetarisë thotë se përgjithësisht mediat po raportojnë korrekt në situata të tilla, me përjashtim të disave që nuk i’u dihet adresa, pronari e as stafi menaxhues.
“Si publik si qytetar i thjeshtë kur gjendeni përballë një përmbajtjeje, gjithmonë dyshoni për atë përmbajtje, e pas dyshimit shiheni kush po e thotë, nëse ata janë persona që kanë kredibilitet, nëse edhe dikush një media e rëndësishme e ka publiku” ka theksuar ndër të tjera, Zeneli.
Sikurse në të kaluarën askush deri më tani publikisht nuk e ka marrë përgjegjësinë për kërcënimin me bombë.
Sa i përket nivelit të sigurisë publike dhe alarmeve në aeroport dhe stacion të autobusëve Policia e Kosovës nuk ka dërguar ndonjë koment mbi gjendjen e përgjithshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët