LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë paralajmëroi protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Maqedoni, Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë paralajmëroi protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Këshilli i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale paralajmëroi protestë për të enjten para Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të, siç informuan, aneksit ende të panënshkruar të Kontratës kolektive për korrigjimin e raporteve të punonjësve.

Siç njoftuan në konferencën e sotme për shtyp në Lidhjen e sindikatave tl Maqedonisë, në aneks kërkohet korrigjimi i koeficientëve të të punësuarve në shëndetësi me shuma të ndryshme, që sipas Këshillit do të nënkuptonte njëfarë lëvizje pozitive.

“Deri në këtë moment, përkundër koncesioneve tona dhe me ato shuma të caktuara më të ulëta të korrigjimit bruto të koeficientëve, të cilët në këtë moment janë më të ulëta se sa do të thotë korrigjim bruto i pagës minimale prej 3.317 denarë, ende nuk e kemi nënshkruar as aneksin për Marrëveshjen Kolektive, as nuk kemi dijeni se kur do të ndodhë”, deklaroi kryetarii Lubisha Karanfilovski.


Sipas tyre, është një korrigjim që në këtë moment nuk përkon me atë që ka ndodhur që nga dy rritjet e fundit të pagave dhe nëse deri të mërkurën nuk do t’u prezantohet ajo që sipas dijes së tyre është rënë dakord nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Shëndetësisë, të enjten do të dalin në protestë.

Në lidhje me pyetjen për deklaratën e zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi se nuk do të ketë para për shëndetësi, Karanfilovski tha se pikërisht për këtë është marrë vendimi për të protestuar dhe se pas protestës nëse nuk kanë sinjale pozitive, siç paralajmëroi, “do të aplikojnë edhe masa të tjera radikale”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës

Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
​Aksident me fatalitet në Komoran, humb jetën motoçiklisti

​Aksident me fatalitet në Komoran, humb jetën motoçiklisti

Kronika e Zezë
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
E rëndë në Itali, 70-vjeçari shqiptar godet disa herë me thikë nusen e djalit

E rëndë në Itali, 70-vjeçari shqiptar godet disa herë me thikë nusen e djalit

Lajme
Kalo në kategori