LAJMI I FUNDIT:

Sa të “gjelbra” janë financat tuaja?

Sa të “gjelbra” janë financat tuaja?

Nuk është risi se bota përballet me krizën ekologjike – dhe me këtë paraqitet edhe nevoja urgjente për të zhvilluar shprehi të shëndetshme dhe përgjegjëse jetësore. Por, çfarë ndodh me financat tona? A kanë shprehitë tona financiare ndikim mbi mjedisin jetësor?
Përgjigjja është po: vendimet tona financiare kanë ndikim mbi mjedisin jetësor. Nga produktet që i blejmë deri te investimet që po bëjmë, zgjedhjet tona mund të përmirësojnë apo të rrezikojnë mjedisin jetësor.
A e dini se parat që i ruani në bankë, respektivisht kursimi juaj, rroga që ruani në llogarinë tuaj transaksionale, apo provizionet që paguani, banka i shfrytëzon për të investuar? Kjo është mirë, derisa mjetet tuaja të investohen në sektorët me përgjegjësi shpqërore. Por, disa prej bankave jo gjithmonë udhëhiqen sipas këtyre parimeve, dhe jo rrallëherë paratë tua mund të përfundojnë të investojnë në sektorë që janë në konflikt me bindjet tuaja (sektorë që ndotin dhe dëmtojnë mjedisin jetësor, sektorët të cilët ndikojnë pozitivisht në zhvillimin shoqëror, si dhe kazino dhe bastore etj.), sepse të njëjtëj janë sektorë të cilët sjellin fitim të madh.
Çdo ditë vozisni biçikletën duke shkuar në punë sepse dëshironi që të zvogëloni ndotjen nga automjetet? Por, nëse banka juaj investon kursimet tuaja, për shembull në kompani që nuk mban llogari për avancimin e standardeve ekologjike dhe me me punën e saj në mënyrë aktive kontribuon për ndotjen e ajrit të cilin e merrni? A nuk është kjo në konflikt me interesat dhe angazhimet tuaja personale?
Ky është vetëm një shembull pse duhet të ndërmerrni kontroll në atë që po ndodh me financat tuaja!

Çfarë mund të bëni?
Pyesni bankën tuaj në cilët sektorë investohen kursimet tuaja. Nëse këto sektorë nuk janë në pajtim me bindjet tuaja, filloni bashkëpunimin me bankën tjetër. Zgjidhni bankën-partner që investon në kompani të cilat punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe të cilat kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë lokale.
Shqyrtoni se cilat banka kanë standarde të larta për mjedisin jetësor, gjithëpërfshirje, përgjegjësi shoqërore dhe qeverisje (ESG), të cilat nuk do të investojnë paratë tuaja në sektorë që janë të dëmshëm për mjedisin jetësor dhe në përgjithësi për cilësinë e jetës të njerëzve. Zgjidhni banka të gjelbra të cilat ofrojnë simulime për praktikat e gjelbra, siç janë shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë.
Ndani një pjesë të vogël nga koha juaj për të kontrolluar informatat që sigurohen për bankën që jeni të interesuar. Nëse ata theksojnë se janë të “gjelbra” përpiquni të kuptoni se në cilët sektorë investojnë. Mund të gjeni informata për standardet e mjedisit jetësor dhe në përgjithësi qeverisjen ESG të bankave përmes raporteve të tyre vjetore jofinancaire të cilat në vendet e zhvilluar janë forma të detyrueshme ligjore të raportimit.
A preferoni mënyra tradicionale të pagesës apo shfrytëzoni bankimin digjital? Sa më shumë i shfrytëzoni shërbimet digjitale, aq më pak letër do të shpenzohet për përmbushjen e detyrimeve tuaja.
Trendi i punës të qëndrueshme dhe me përgjegjësi, ngadalë, por sigurtë pasqyrohet edhe në gjithë sferat e shoqërisë tonë. Jo vetëm për shkak të ndikimit të rregullave dhe rregullativave të reja, por edhe për shkak të faktit se gjithnjë e më shumë të rinj, por edhe gjenerata më të vjetra bëhen të vetëdijshëm për ndikimin të cilin kanë me çdo vendim. Edhepse për momentin shumë pak kompani njoftojnë, por edhe i referohen kësaj mënyre, në të ardhmen e afërt, praktikat pozitive do të ndërmarrin pjesën kryesore. Dhe, deri atëherë, zgjidhni bankën që kujdeset për ju, për shoqërinë dhe në përgjithësi për mjedisin jetësor!

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori