LAJMI I FUNDIT:

Sulmi ndaj Top Channel, sekuestrohen kamerat e sigurisë, dyshohet se u qëllua nga makina në ecje

Sulmi ndaj Top Channel, sekuestrohen kamerat e sigurisë, dyshohet se u qëllua nga makina në ecje

Pista kryesore e hetimit të ngjarjes të sulmit ndaj Top Channel është përqendruar në ndonjë konflikt të mundshëm apo mesazhi ndaj drejtuesve te medias ku ndodhi ngjarja, raporton Ora News.

Pas sulmit me armë mbi Top Channel pak pas mesnate, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, mësohet se 60-vjeçari humbi jetën gjatë rrugës për në spital, duke u transportuar me ambulancë.


Vrasja e rojës së Top Channel, vetura e përdorur nga atentatorët rezulton e vjedhur
Lexo po ashtu Vrasja e rojës së Top Channel, vetura e përdorur nga atentatorët rezulton e vjedhur

Nga hetimet e ngjarjes në Mëzez, mësohet se një automjeti i tipit “Range Rover” ka qenë në ecje dhe prej aty një person ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt fasadës së këtij televizioni. Dyshohet se në makinë kanë qenë të paktën dy persona.

Braçe: Sulmi ndaj Top Channel, më i egri ndaj një medie - nuk është ngjarje banale apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo!
Lexo po ashtu Braçe: Sulmi ndaj Top Channel, më i egri ndaj një medie - nuk është ngjarje banale apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo!

Në terren janë rreth 25 gëzhoja që janë gjetur nga grupi i hetimit, anëtarët e të cilit mësohet se pasi kanë mbledhur gëzhojat, kanë sekuestruar kamerat e vëzhgimit në zonë; si dhe të gjitha provat e mundshme për zbulimin e kësaj ngjarjeje.

Pal Kola ishte në detyrë, përpara hyrjes së godinës, në momentin kur u qëllua. Pas ngjarjes u gjet një automjet Range Rover i djegur plotësisht në autostradën Tiranë-Durrës, në Golem të Kavajës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Lajme
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Lajme
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Politikë
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori