LAJMI I FUNDIT:

Braçe: Sulmi ndaj Top Channel, më i egri ndaj një medie – nuk është ngjarje banale apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo!

Braçe: Sulmi ndaj Top Channel, më i egri ndaj një medie – nuk është ngjarje banale apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo!

Sulmi me armë ndaj Top Channel është jo thjesht kriminal, por më i egri ndaj një medie në Shqipëri, shkruan deputeti socialist Erion Braçe në një reagim për ngjarjen e natës së kaluar, ku një roje sigurie u qëllua për vdekje nga persona të paidentifikuar.

Braçe i shpreh ngushëllimet familjes së Pal Kolës dhe kërkon vënien para përgjegjësisë së autorëve sa më parë.


“Duke pasur të shënjuar në mendje humbjen e tmerrshme dhe ende të pazbardhur të themeluesit të medias më të madhe në vend, sulmi i sotëm është edhe më i rëndë. Nuk është ngjarje banale apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo!”, tha deputeti në një postim në Facebook.

Sulmi ndaj Top Channel, ministri i Brendshëm: Policia e përkushtuar për të zbardhur ngjarjen
Lexo po ashtu Sulmi ndaj Top Channel, ministri i Brendshëm: Policia e përkushtuar për të zbardhur ngjarjen

“Liria e Top Channel nuk është liria e një ndërmarrjeje private, por është liria e shprehjes e secilit në këtë vend. Ndaj, secili sot duhet të dijë se autorët dhe qëllimin e tyre dhe përgjigjen duhet ta japë shteti. Ai është një ndër garantët e lirive tona. Mbështetje maksimale e policisë së shtetit për të bërë detyrën deri në fund, zbulimin e vënien para përgjegjësisë së autorëve, tani, sa më parë! Ngushëllime pa fund për humbjen e jetës së punonjësit në detyrë, ngushëllime familjes së tij! Solidaritet me Top Channel, çdo gazetar, çdo punonjës të tij! Patjetër që jeta vjen e para, por liria është çështja jona!”, shtoi Braçe.

Të shtëna me armë ndaj Top Channel, eksperti i krimeve nxjerr foton: Ky 5 lekësh ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i Pal Kolës
Lexo po ashtu Të shtëna me armë ndaj Top Channel, eksperti i krimeve nxjerr foton: Ky 5 lekësh ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i Pal Kolës

Top Channel është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona ende të paidentifikuar. Roja i sigurisë, Pal Kola humbi jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja e rëndë në Top Channel, vijnë reagimet nga krerët e shtetit
Lexo po ashtu Ngjarja e rëndë në Top Channel, vijnë reagimet nga krerët e shtetit

Në autostradën e Kavajës, tek vendi i quajtur “Përroi i Agait” është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve. Sipas informacioneve, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura.

Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori