LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mentaliteti nga Mbappe: Fjalimi i tij i parë si kapiten i Francës është në nivel tjetër

Çfarë mentaliteti nga Mbappe: Fjalimi i tij i parë si kapiten i Francës është në nivel tjetër

Fjalimi i Kylian Mbappes në pjesën e parë në ndeshjen e tij të parë si kapiten i Francës është shfaqur përmes një video, pasi ylli i PSG-së u tha shokëve të tij ‘mos i lini të marrin frymë’ edhe pse tashmë ishte 3-0 kundër Holandës në pjesën e parë.

24-vjeçari u emërua si pasardhësi i Hugo Lloris si kapiten i ekipit kombëtar pasi portieri njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga ndeshjet ndërkombëtare me Francën, derisa sulmuesin shënoi dy gola kundër Tulipanëve  për të festuar ndeshjen e tij të parë me shiritin e kapitenit.


Duke hyrë në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë, Mbappe mbajti fjalimin e tij të parë në pjesën e parë të ekipit si kapiten.

Mes shumë kritikave për shiritin e kapitenit - videoja dëshmon se përse Mbappe është më lider se Griezmann
Lexo po ashtu Mes shumë kritikave për shiritin e kapitenit - videoja dëshmon se përse Mbappe është më lider se Griezmann

“Bravo djema, bravo, bravo!”, dëgjohet duke thënë ai, siç zbulohet në një video të postuar nga Ekipi Francez në Tëitter. “Kjo është! Kështu filloni ndeshjet. Kështu duhet të fillojnë ndeshjet”.

“Nuk i lëmë të marrin frymë. Asgjë. Ka një pjesë të dytë. E njëjta gjë përsëri”.

“Ne nuk heqim dorë. Ne shkojmë. Kështu shkon djema!”, thotë mes tjerash Mbappe.

Shokët e skuadrës së Mbappe u përgjigjën mirë, duke dëgjuar liderin e tyre pasi Jules Kounde, Kingsley Coman dhe Mike Maignan mund të shihen të gjithë në dhomën e zhveshjes duke dëgjuar kapitenin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori