LAJMI I FUNDIT:

Burri godet me veturë këmbësorët në aeroportin e Kolnit, të paktën gjashtë të lënduar

Burri godet me veturë këmbësorët në aeroportin e Kolnit, të paktën gjashtë të lënduar

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot para aeroportit të Kolnit në Gjermani.

Një burrë me veturë goditi disa këmbësorë në një parking të automjeteve në aeroportin Koln Bonn të Gjermanisë. Policia njoftoi se ai po sillej në mënyrë të dyshimtë para se të ndodhte ngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e aeroportit të qytetit të Kolnit. Është bërë e ditur se janë lënduar rreth 6 persona, ndërsa nuk dihet numri i automjeteve të dëmtuara.


Një zëdhënës i policisë tha se kishte indikacione se burri kishte probleme me shëndetin mendor, raporton dw.

“Duket se ai qëllimisht përplasi disa vetura dhe këmbësorë përpara tij”, tha zëdhënësi.

Policia tha se 57-vjeçari ka plagosur edhe dy policë teksa ka bërë rezistencë ndaj arrestimit.

Më pas ai u transferua në një spital në Koln, ku iu nënshtrua një analize psikologjike përpara se të dërgohej në një spital psikiatrik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
OBSH miraton testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit për përdorim emergjent

OBSH miraton testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit për përdorim emergjent

Botë
Kalo në kategori