LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Konjufca vizitojnë deputetin e VV-së, ishte në gjendje të rënduar shëndetësore

Kurti e Konjufca vizitojnë deputetin e VV-së, ishte në gjendje të rënduar shëndetësore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka njoftuar të premten se është liruar nga spitali pas katër javësh, ku ishte shtrirë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se tashmë trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi.

“Sot, pas 4 javësh që kur u shtriva në Spital me gjendje të rënduar shëndetësore, po e lë këtë institucion për të vazhduar edhe më tej trajtimin në shtëpi nga një infeksion klinik post operativ që pësova para 1 muaji e gjysmë”, ka shkruar Dugolli.


Ai tutje ka falënderuar stafin shëndetësorë për kujdesin si dhe kryeparlamentarin Gluak Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, ministra e deputetë – të cilët e kanë vizituar gjatë kohës sa ai po përballej me këtë sfidë.

“Me këtë rast, dua të falënderoj nga zemra të gjithë punonjësit të klinikës Infektive, por edhe asaj të Neuro Kirurgjisë, të cilët bënë gjithçka që unë ta marr vetën dhe t’i kthehem punës dhe jetës. Ishte vërtetë një sfidë serioze të cilën e tejkalova, ndonëse me vështirësi”, ka thënë Dugolli.

“I falënderoj gjithashtu të gjithë ata/ato që nuk më lan vetë por u interesuan dhe kujdesën për gjendjen time, por edhe për vizitat që m’i bënë edhe përkundër angazhimeve tejet të mëdha që kishin; që nga kryeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti, ministri Vitia së bashku me Sekretarin Bardiqi, ministri Liburn Aliu, zv.ministri Shemsi Syla, Gjenerali Gjerman Drejtor i NALT, Joachim Hoppe, Sekretari i Përgjithshëm e LV-së, deputet e deputete të Kuvendit, aktivistë e aktiviste, miq e shokë të shumët, por mbi të gjitha familjen timen që ishte në çdo moment pranë meje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Lajme
Kalo në kategori