LAJMI I FUNDIT:

Gjasula flet para ndeshjes me Poloninë: I gatshëm të luaj kudo, të kënaqur edhe me një pikë

Gjasula flet para ndeshjes me Poloninë: I gatshëm të luaj kudo, të kënaqur edhe me një pikë

Klaus Gjasula u paraqit sot në konferencën për shtypin përpara ndeshjes ndaj Polonisë.

Mesfushori që aktivizohet në Bundesliga 2 me Darmstad, preku disa tema të ndryshme, duke nisur nga takimi i parë eliminator, trajneri Sylvinho dhe objektivat e Kombëtares.

33-vjeçari tha se ndihet mirë, derisa është i gatshëm të luaj edhe në qendër të mbrojtjes.


Gjendja fizike – “Gjendja fizike është në rregull. Luajta 20 minuta në ndeshjen e fundit, isha ok, por të shohim nëse do të jem në gjendje të luaj nga minuta e parë. Do të jap maksimumin nëse luaj, dua të ndihmoj shokët”.

Qendra e mbrojtjes – “Po, do të isha gati të luaja edhe në qendër të mbrojtjes. Jam mësuar me atë rol. E vendos trajneri, por jam gati të luaj në mbrojtje”.

Atmosfera– “Kemi një frymëmarrje të re, trajneri ka shumë energji. Jemi optimistë që do të bëjmë mirë”.

Sylvinho – “Çdo trajner ka idetë e veta për të luajtur futboll. Kemi një skemë të re, të gjithë janë dakord dhe do të japin maksimumin. Trajneri na është dukur shumë mirë në ditët e para. Me emocion dhe energji, ka qenë shumë mirë deri tani. Sylvinho na ka treguar idetë e veta. Në të ardhmen do të bëhet më mirë”.

Ndeshja me Poloninë– “Ne shkojmë në Poloni për të kapur maksimumin, por edhe një pikë është mirë. Të dy ndeshjet me Poloninë kanë treguar se mund të marrim pikë. Ata kanë kualitete të mira. Do të jemi shumë të përqendruar që të mos bëjmë gabime. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

La Liga
Albion Rrahmani futet nga banka rezervë dhe gjen golin në derbin e madh çek

Albion Rrahmani futet nga banka rezervë dhe gjen golin në derbin e madh çek

Ligat tjera
Kalo në kategori