Liderët e partive opozitare në vend kanë përkujtuar 24 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se NATO për 78 ditë gjunjëzoi kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe aparatin e tij kriminal.
“Sot shënojmë 24 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi, të cilat, për 78 ditë gjunjëzuan kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç dhe aparatin e tij kriminal”, ka thënë Krasniqi.
Ai po ashtu u shpreh se kjo ndërhyrje, e cila erdhi si rrjedhojë e përpjekjeve, kërkesës dhe rezistencës së popullit për liri.
“Përfshirë luftën e drejtë dhe të guximshme të UÇK-së, i dha fund një regjimi gjenocidal duke hapur epokën e ëndërruar të lirisë për ne.
Ky kapitull, kjo shpresë e re, ndihmoi çlirimin, pavarësinë dhe krijimin e shtetit tonë. Prandaj, u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë ndërkombëtarë, shteteve anëtare të NATO-s, të cilat 24 vite më parë realizuan këtë mision fisnik dhe humanitar.
Faleminderit – dje, sot, nesër, përgjithmonë! “, ka shkruar Krasniqi.
Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nga Gllogjani tha se përmbyllja me sukses e luftës ishte një vit më vonë, nga bombardimi i NATO-së më 24 mars 1999.
“Ajo që na ndihmoi dhe na dha fuqi për të përmbyllur me sukses luftën ishte dita e njëjtë, por një vit më vonë. Më kujtohet, më 24 mars 1999 kemi mbajt një takim përkujtues të kësaj dite. Të datës 24 mars 1999, ishim rreshtuar, njësitë që kishin mbet. Në një fjalim iu premtova bashkëluftëtarëve që kanë mbet edhe pak ditë apo javë deri në liri. E vërteta ishte që atë ditë në mbrëmje, si me ardh prej Zotit, erdhën sulmet e NATO-s, të prira prej Amerikës.
Ajo ditë për shqiptarët është lajmi më i mirë që kanë marr. Një popull që kishte dhënë shumë gjak, erdhi forca më e madhe e NATO-s, e prirë prej Amerikës, simbol i lirisë. Ne do të luftonim gjithsesi, sepse lufta jonë nuk ka pas afate kohore, e pengesa e kufizime tjera. Por nga ajo ditë liria u shpejtu dhe u shpëtuan shumë jetë dhe jo vetëm kaq, u arrit që të kthehet në Kosovë i gjithë populli ynë që i kishte lëshuar trojet e veta”, vazhdoi fjalimin e tij Haradinaj duke shtuar se “Ne si Kosovë do të rreshtohemi në aleancë me NATO-n, me Amerikën dhe besoj shumë se e meritojmë partneritetin për paqe, në NATO dhe atë e meritojmë sot”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar