LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti i Ugandës miraton projektligjin që dënon me burg ata që identifikohen si LGBTQ, vendos dënimin me vdekje për disa vepra

Parlamenti i Ugandës miraton projektligjin që dënon me burg ata që identifikohen si LGBTQ, vendos dënimin me vdekje për disa vepra

Parlamenti i Ugandës ka miratuar një nga legjislacionet më gjithëpërfshirës kundër LGBTQ+ në botë.

Aktet e të njëjtit seks ishin tashmë të paligjshme në Ugandë, por të martën mbrëma, ligjvënësit votuan për ndalimin e identifikimit si LGBTQ.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ligjvënësit votuan me shumicë dërrmuese në favor të projektligjit të ri kundër homoseksualitetit, me vetëm dy nga afro 400 përfaqësuesit që votuan kundër tij.


“Urime”, tha kryetarja Anita Among. “Çfarëdo që po bëjmë, ne po e bëjmë për popullin e Ugandës”.

Dhe reagimi ndërkombëtar ka qenë i shpejtë.

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ndaj projekt-ligjit të vijës së ashpër të miratuar nga ligjvënësit në Ugandë që kriminalizon thjesht identifikimin si LGBTQ+, parashikon një dënim të përjetshëm për homoseksualët e dënuar dhe një dënim me vdekje për “homoseksualitetin e rënduar”, shkruan CNN.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkroi në Twitter se projektligji “do të minonte të drejtat themelore të njeriut të të gjithë ugandasve”.

Ai shtoi: “Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Ugandës që të rishqyrtojë fuqimisht zbatimin e këtij legjislacioni”.

Ndërsa Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Volker Türk e quajti atë një “zhvillim thellësisht shqetësues”.

“Nëse nënshkruhet në ligj nga presidenti, ai do t’i bëjë lesbiket, homoseksualët dhe biseksualët në Ugandë kriminelë thjesht sepse ekzistojnë, sepse janë ata që janë”, tha ai.

Uganda miratoi një ligj të mëparshëm kundër homoseksualitetit në vitin 2014, por gjykatat e hodhën poshtë atë për arsye procedurale.

Presidenti i Ugandës Yoweri Museveni, i cili ka folur në mbështetje të legjislacionit, pritet ta nënshkruajë atë në ligj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori