“Vetëmenaxhim”, “Asociacion” apo “Zajednicë”?
Për analistin Imer Mushkolaj që të tria termet nënkuptojnë autonominë.
I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, Mushkolaj iu drejtua deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha duke deklaruar se i njëjti po përpiqet të hedh hi syve duke thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe përfshihet në marrëveshjen e arritur në Ohër.
“Quajeni si të doni. Po deshët ‘vetëmenaxhim’, ‘vetadministrim’, ‘Asociacion’ apo ‘Zajednicë’. Zonjë dhe zotëri bëhet fjalë për autonomi. Se për çfarë autonomie bëhet fjalë është çështje tjetër…thelbi qëndron tek autonomia që do të ketë komuniteti serb në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Mushkolaj ka thënë se esenca qëndron tek lloji i autonomisë e që thekson se shpreson që të mos jetë autonomia territorial.
“Jo domosdoshmërisht autonomia nënkupton autonomi të fuqishme, të them autonomi e cila pas 10-25 vjet ka të drejtë të votojë të shkëputet nga një territor, në këtë rast nga Kosova. Po them që logjika mbi të cilën është nënshkruar marrëveshja e 2013, pse janë vendos parimet më 2015 dhe pse është nënshkruar tash që e tha zoti Kurti, janë pranuar marrëveshjet e kaluara dhe që zoti Lajçak ka thënë vet dje se vetëmenaxhimi nënkupton Asociacionin, po flasim për autonomi. Për mua është e rëndësishme që gjatë punës në aneks për tu zbatuar kjo që është nënshkruar, me i ik autonomisë territoriale”, ka deklaruar ai.
Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër, në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.
BE-ja ka thënë se të palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj