LAJMI I FUNDIT:

MPB Maqedoni dhe SHGM me protokoll për sigurinë e gazetarëve në internet

MPB Maqedoni dhe SHGM me protokoll për sigurinë e gazetarëve në internet

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot ka mbajtur takim pune me grupin punues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, të udhëhequr nga kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, në të cilin u promovua Protokolli i përgatitur për sigurinë e gazetarëve në internet, me fokus për gazetaret.

Si rezultat i zhvillimit të këtij protokolli, ndër të tjera, në Ministrinë e Punëve të Brendshme është caktuar një person-pikë kontakti për kërcënimet në internet ndaj gazetarëve dhe në përgjithësi punonjësve të medias.

Protokolli ofron hapa praktike që gazetarët të veprojnë kur janë subjekt i një kërcënimi përmes rrjeteve sociale dhe në përgjithësi në internet, përmes përfshirjes proaktive të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbrojtjen e punonjësve të medias.


Ky është një nga aktiviteteve të rradhës të zhvilluara bashkërisht nga MPB-ja she SHGM-ja për përmirësimin e sigurisë së gazetarëve, që nga viti 2017, kur u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi.

Në takim u diskutua edhe për aspekte të tjera të sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre, kërcënimet që janë të pranishme në hapësirën e internetit, nevojën për raportim të lirë dhe të papenguar të ngjarjeve në terren, efikasitetin në mbrojtjen e gazetarëve me zbatim të plotë të instrumenteve ligjore që kanë institucionet dhe u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes MPB-së dhe SHGM-së.