LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i shitjes së Ansu Fatit është problem për Barcelonën

Çmimi i shitjes së Ansu Fatit është problem për Barcelonën

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe drejtori sportiv, Mateu Alemany udhëtuan të martën në Porto për të mbajtur një takim me agjentin Jorge Mendes, i cili po bën presion për lojtarët që i menaxhon.

U diskutua pak për të gjitha, por mbi të gjitha për Ansu Fatin, një lojtar që është në qendër të vëmendjes për shkak të minutave të paktë që po merr dhe të fillojë të kërkojë zgjidhje në rast se gjithçka mbetet e njëjtë në fund të sezonit.


‘Çështja Ansu’ është shumë e ndjeshme për shkak të rëndësisë së lojtarit, ‘prezencës’ që ka në mesin e tifozëve dhe bindjes se ai mund të bëhet një yll shumë i rëndësishëm nëse rikuperon formën që bëri Camp Noun të dashurohej me të.

Skuadrat e mëdha angleze duan transferimin e Ansu Fatit
Lexo po ashtu Skuadrat e mëdha angleze duan transferimin e Ansu Fatit

Ka disa zhvillime të reja. Barça heziton të luajë një rol aktiv në një shitje të mundshme të lojtarit, por ata do të shikojnë në atë aspekt – nëse Mendes teton ta largojë atë nga Blaugranasit.

Barça po i shikon të gjitha mundësitë, ndërsa pret që të merret një vendim përfundimtar, i cili gjithmonë do të duhet të drejtohet nga lojtari. Dhe Ansu dëshiron të qëndrojë në Camp Nou, i bindur se ai do të mund të bëhet lojtari i tyre më i rëndësishëm.

Ai supozohej të ishte ylli i ri i Barcelonës: Ansu Fati është i pakënaqur me minutat dhe çmimi i tij në treg po bie
Lexo po ashtu Ai supozohej të ishte ylli i ri i Barcelonës: Ansu Fati është i pakënaqur me minutat dhe çmimi i tij në treg po bie

Pengesa kryesore në të gjithë këtë çështje është çmimi për të cilin Barça mund të jetë e gatshme ta lërë lojtarin të largohet në afatin kalimtar të verës. Dhe këtu ka dyshime dhe pak siguri. Është e qartë se klubi ende e konsideron atë një lojtar cilësor dhe nuk do të ishte e gatshme ta linte të largohej nëse një propozim astronomik nuk do të ishte në tavolinë.

Mirëpo, pikëpamja e Mendes është ndryshe, pasi ai ka qenë në lëvizje javët e fundit dhe e di se çfarë do të ishin të gatshme të paguanin disa klube nëse do të hapeshin dyert për një transferim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori