LAJMI I FUNDIT:

Shefi i zyrës së BE-së takohet me zyrtarë të PDK-së, flasin për mbështetjen e opozitës për implementimin e marrëveshjes

Shefi i zyrës së BE-së takohet me zyrtarë të PDK-së, flasin për mbështetjen e opozitës për implementimin e marrëveshjes

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar këtë të martë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe shefin e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se temë diskutimi ka qenë mbështetja e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes së arritur më 18 mars në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Krasniqi e quan dështim të madh politik dakordimin në Ohër: Brezat e ardhshëm do ta trashëgojnë konfliktin e ngrirë me Serbinë
Lexo po ashtu Krasniqi e quan dështim të madh politik dakordimin në Ohër: Brezat e ardhshëm do ta trashëgojnë konfliktin e ngrirë me Serbinë

“U takova sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar shefi i zyrës së BE-së.


Ndryshe, PDK-ja ditë më parë e ka quajtur dështim të madh politik dakordimin në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i partisë, Memli Krasniqi ka thënë se “brezat e ardhshëm do ta trashëgojnë konfliktin e ngrirë me Serbinë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori