LAJMI I FUNDIT:

Pas përplasjes verbale për parking, e therin pesë herë më thikë dhe e godasin me shkop bejsbolli në kokë – policia arreston sulmuesit në Queens

Pas përplasjes verbale për parking, e therin pesë herë më thikë dhe e godasin me shkop bejsbolli në kokë – policia arreston sulmuesit në Queens

Dy persona janë filmuar duke sulmuar brutalisht në rrugë fqinjin e tyre në Queens të New Yorkut, kurse gjithçka i parapriu një mosmarrëveshje lidhur me një hapësirë të lirë për parking,

Arturo Cuevas, 30-vjeç dhe Daisy Barrera, 27, shihen duke e goditur fqinjin e tyre 28-vjeç me shkop bejsbolli në kokë, transmeton Telegrafi.


Barrera dhe Cuevas kishin pasur një përplasje verbale me burrin lidhur me një hapësirë për parkim, dhe kështu situata në një moment eskaloi dhe ata e goditën me shkop bejsbolli.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai është therur pesë herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, kurse sulmi ka ndodhur në mes të ditës në rrugën e frekuentuar nga mijëra kalimtarë.

Videoja 10-sekondësh, shfaq viktimën e shtrirë në mes të rrugës të mbuluar në gjak, si dhe burrin që e godet në shpinë dhe kokë dhe gruaja që në një moment me tërë forcën e godet me shkop bejsbolli në kokë.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin Elmhurst, kurse pas trajtimit gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Policia në anën tjetër ka bërë të ditur se ka arrestuar Barrera dhe Cuevas të cilët po akuzohen për sulm fizik dhe posedim të paautorizuar të armëve. Për ta parë videon e sulmit të tmerrshëm klikoni këtu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori