LAJMI I FUNDIT:

214 shoferë të gjobitur në Shkup, 145 për tejkalim të shpejtësisë

214 shoferë të gjobitur në Shkup, 145 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (19.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 214 gjoba, nga të cilat 145 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 12 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 11 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Janë vendosur edhe 11 gjoba për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), dy sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit”.


“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.