LAJMI I FUNDIT:

Lucas Leiva i jep fund karrierës në mes lotësh pas problemeve me zemër

Lucas Leiva i jep fund karrierës në mes lotësh pas problemeve me zemër

Ish-futbollisti i Liverpool, Lucas Leiva u përlot pasi njoftoi tërheqjen nga futbolli për shkak të problemeve shëndetësore.

36-vjeçari me përvojë u detyrua të varte këpucët pasi u diagnostikua me një sëmundje të zemrës dhe analizat rutinë në fund të vitit të kaluar zbuluan problemin.

Mesfushori brazilian u detyrua të ndërpresë përkohësisht të luajë për Gremio në dhjetor pas testeve, dhe tani ai ka konfirmuar në një deklaratë emocionale se përfundimisht do të tërhiqet.


“Së pari dua të falënderoj Gremion për gjithë mbështetjen në këta tre muaj. Sot po shpall pensionin tim. Ka qenë një periudhë e vështirë, mendoj se është hera e parë që qaj për këtë rast”.

“Por mundem vetëm faleminderit. Mbaroj aty ku do të doja, jo siç do të kisha dashur. Kisha shumë shpresa se situata do të kthehej, por nuk ndodhi. Shëndeti im është i pari”, ka thënë  Leiva.

Leiva u rikthye në Gremio qershorin e kaluar pas një periudhe pesëvjeçare në Itali me Lazion.

Ai fillimisht u largua nga Gremio për Liverpool në vitin 2007, ku luajti 346 ndeshje për Reds për dhjetë vjet.

Leiva luajti 23 herë për kombëtaren braziliane dhe përfaqësoi vendin e tij në Lojërat Olimpike të vitit 2008. /Telegrafi/