LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Gjermani krah zv. Presidentit të Parlamentit Evropian, në konferencën për investimet e huaja në Kosovë

Haradinaj në Gjermani krah zv. Presidentit të Parlamentit Evropian, në konferencën për investimet e huaja në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Gjermani, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga organizatat shqiptare ku është trajtuar tema e investimeve në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se investimet në Kosovë krijojnë qëndrueshmëri ekonomike.

“Gjatë qëndrimit në Gjermani, kisha kënaqësinë të jem i pranishëm në konferencën e organizuar nga organizatat shqiptare, ku u trajtua tema e investimeve në Kosovë, si mundësi për qëndrueshmëri ekonomike në vend”, ka deklaruar ai.


I pari i AAK-së tutje ka njoftuar se gjatë konferencës ka diskutuar edhe me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

“Gjatë konferencës kisha nderin të diskutoj me z. Rainer Wieland, zëvendëspresident i Parlamentit Evropian dhe personalitete tjera të respektuara”, ka treguar Haradinaj.

Ai ka shtuar se duhet angazhim më i madh i institucioneve të Kosovës për përmirësimin e fushës ligjore për investitorë të huaj.

“Para të pranishmëve theksova se mërgata është potencial i madh ekonomik i Kosovës, por edhe pasuri njerëzore e cila meriton kujdes të veçantë. Pavarësisht progresit të arritur, nevojitet angazhim më i madh nga institucionet tona për përmirësimin e fushës ligjore në favor të krijimit të ambientit më të mirë për investitorë të huaj, me theks të veçantë për sipërmarrësit tanë nga mërgata”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Kalo në kategori