LAJMI I FUNDIT:

Përveç sanksioneve ndaj Kremlinit, zyrtari i partisë së Vuçiqit kërkon që ambasadori rus të dëbohet nga Serbia

Përveç sanksioneve ndaj Kremlinit, zyrtari i partisë së Vuçiqit kërkon që ambasadori rus të dëbohet nga Serbia

Pas deklaratës së ministrit serb të Ekonomisë, Rade Basta, se Qeveria e Serbisë duhet urgjentisht të deklarohet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, një zyrtar tjetër i pushtetit aktual në Serbi ka treguar qartë një qëndrim edhe më të fortë anti-rus.

Bëhet fjalë për zyrtarin e partisë së udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq – SNS, Dragan Shormaz, i cili nuk është ndalur vetëm me kërkesën për sanksione kundër Rusisë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, përmes një postimi në Twitter, ai ka kërkuar edhe që të dëbohet nga Serbia ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bochan Kharchenko.


Ai reagoi ndaj deklaratave të ambasadorit rus, sipas të cilit, Rusia e sheh pozitivisht “qëndrimin e vendosur dhe të ndershëm të përfaqësuesve të lidershipit serb që u distancuan nga thirrjet anti-ruse”, si dhe se ai mendon se Serbia nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës.

“Nuk e di edhe sa deklarata të tilla barbare të përfaqësuesve të pushtetit kriminal nga Kremlini duhen për ta dëbuar nga Serbia?! Tani ai pretendon se ministri Basta nuk po paraqet qëndrimin e tij, por qëndrimin e sponsorëve të huaj! Të vendosen menjëherë sanksione ndaj Rusisë dhe ta dëbojnë këtë person nga Serbia”, ka shkruar Shormaz.

Siç vënë në pah mediat në Serbi, së paku deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim atë ambasadës ruse në Serbi ndaj një deklarate të tillë të zyrtarit serb Shormaz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy ushtarë amerikanë sulmohen nga grupi rinor nacionalist në Turqi

Dy ushtarë amerikanë sulmohen nga grupi rinor nacionalist në Turqi

Turqia
Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Botë
Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit

Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit

Evropa
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Azia
Kalo në kategori