LAJMI I FUNDIT:

BE-ja do të ndajë nëntë milionë euro për pajisje të Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë të Armatës së RMV-së

BE-ja do të ndajë nëntë milionë euro për pajisje të Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë të Armatës së RMV-së

BE-ja është e përkushtuar që të punojë me partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor në luftën kundër kërcënimeve hibride të cilat vazhdojnë ta minojnë sigurinë tonë kolektive dhe proceset demokratike dhe e mbështet sigurinë e tyre, si dhe mbrojtjen e tyre, thotë përfaqësuesi i lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së BE-së, Josep Borell në intervistë për AIM.

“Kam nderin që mund të njoftoj se ndajmë nëntë milionë euro nga Fondi Evropian Paqësor për mbështetje të Armatës së Maqedonisë së Veriut, për përmirësim dhe përsosje të pajisjes për Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë”, thekson Borell.

Ai shton se BE-ja e mbështet vendin edhe për rritjen e rezistencës së saj për sulmet kibernetike.


Si pjesë e pakos në vlerë prej 4,9 milionë eurove për mbështetje urgjente për sigurinë kibernetike dhe informatike, BE-ja i ndihmon Maqedonisë së Veriut që ta përmirësojë aftësinë e saj për përballje me incidentet kibernetike dhe ta fuqizojë menaxhimin me sigurinë kibernetike. Maqedonia e Veriut, gjithashtu, do të ketë interes edhe nga projekti rajonal prej pesë milionë euro për ndërtimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike, që do të fillojë të dërgohet këtë vit”, thekson Borell.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së shton se BE-ja bashkë me agjencitë e specializuara të vendeve të saja anëtare i ndihmon shtetit në zbulimin, hulumtimin dhe përgjigjen për sulmet kibernetike, si dhe përballjen me problemet e shkaktuara nga ato.

Vazhdojmë me kujdes ta ndjekim situatën dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa të mëtutjeshëm, nëse është e nevojshme, për mbështetje të Maqedonisë së Veriut, potencoi Borell.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori