Në shumë medie serbe, ka një ndjenjë masive anti-BE dhe pro-ruse. Vlerësimi i organizatës joqeveritare serbe CRTA tregon se për ironi kompanitë perëndimore financojnë këto media përmes reklamave, përfshirë edhe ato gjermane, shkruan tagesschau.
“Rusia u detyrua të futet në luftë”, pasi në “Ukrainë ishte kryer spastrim etnik, dhe perëndimi kishte filluar luftën në Ukrainë”. Jo më pak se prapa kësaj qëndron presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili në masë të madhe ka krijuar këtë peizazh mediak në Serbi, që është nën kontrollin e tij, transmeton Telegrafi.
Çfarë ka “shpërthyese” lidhur me këtë? Sipas organizatës joqeveritare serbe CRTA, shumë medie në Serbi financohen në masë të madhe nga reklamat e kompanive perëndimore.
Nga vlerësimi i reklamave në televizionet nacionale dhe gazetat ditore gjatë vitit të kaluar, ka ardhur në përfundim se rreth 63 për qind e tyre vijnë nga kompanitë në BE, SHBA apo Zvicër.
“Pa paratë e kompanive perëndimore, makineria propaganduese e Serbisë nuk do të ishte e mundur”, thotë Rasa Nedelkov, drejtor i programit në CRTA.
Pothuajse gati 10 për qind e reklamave vijnë nga kompanitë gjermane
Kompanitë gjermane janë gjithashtu të përfshira në masë të madhe, dhe sipas Nedelkovit janë “lojtarët kryesor në tregun serb të reklamave”, ku sipas tij ato përbëjnë deri në 10 për qind të reklamave
Sipas CRTA-s, kompanitë private dhe ato shtetërore serbe së bashku përbëjnë 36 për qind. Më shumë se 10 kompani gjermane vendosën reklama në vlerë prej më shumë se një milion euro në mediat e Serbisë gjatë vitit të kaluar.
LIDL shpenzoi më së shumti para, ku ky grup vendosi reklama në vlerë prej 54 milionë euro. Ndiqet nga Beiersdorf me 10.3 milionë euro. Glov që është në pronësi të Delivery Hero me pesë milionë euro dhe Berlin Chemie AG me 3.7 milionë euro. Gjithashtu Dr. Theis, Bayer dhe Metro vendosën reklama në vlerë mbi një milion euro. Reklamat u vendosën në medie të ndryshme.
“Sipas analizës tonë, më shumë se gjysma e reklamave të LIDL kanë dalë në televizionet Pink dhe Happy, që të dyja janë famëkeqe për propagandën pro-ruse dhe raportimin e tyre joprofesional dhe joetik”, thotë Nedelkov.
Sipas Nielsen Televizion Audience Measurement, televizioni Pink është televizioni komercial më i shikuar në Serbi. Sipas vlerësimit të CRTA, të gjitha kompanitë tjera gjermane vendosën reklama në televizionin serb Pink.
Imazhi i keq i BE-së
Televizioni Pink së bashku me televizionin Happy konsiderohen si mediet më ekstreme në Serbi. Për shembull, sa i përket këndvështrimit të luftës në Ukrainë, janë narrativat ruse ato që po shpërndahen.
Për shembull, dezinformimi rus për pretendimet për “denazifikim” pranohet, ose krimet e luftës të kryera nga ushtarët rusë në Bucha paraqiten si manipulim. Gjithashtu NATO-n e fajësojnë për luftën.
Sikur kjo të mos mjaftonte, mediat i japin një imazh të keq BE-së. Gjithashtu thuhet se nuk ka liri të shprehjes në Bashkimin Evropian. Një postim tjetër thotë se “zëri i arsyes” në BE ishte ai i kryeministrit hungarez Viktor Orban. Janë edhe Shtetet e Bashkuara që vazhdimisht denigrohen.
Pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë, Shtetet e Bashkuara ishin akuzuar se kishin shkaktuar këtë katastrofë. Edhe mediat tjera në Serbi shpërndajnë këndvështrime të ngjashme siç janë televizione Prva dhe B92 apo gazetat Informer dhe Vecernje Novosti. Edhe këtu, disa kompani gjermane kanë vendosur reklama në vlerë prej mbi një milion euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”
U kishin dhënë melatoninë fëmijëve, pronarja e një kopshti dhe tre punonjësit arrestohen nga policia amerikane
Iu vërsul me thikë policit, 17-vjeçarja nga Kalifornia qëllohet me tre plumba – i mbijetoi plagëve dhe i kërkoi falje zyrtarit policor
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare