LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës miraton dy nisma të marrëveshjeve me Austrinë e një me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës miraton dy nisma të marrëveshjeve me Austrinë e një me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike ka miratuar tri nisma që kanë të bëjnë me lidhjen e marrëveshjeve me Austrinë e Malit të Zi.

Nisma e parë që u miratua nga qeveria është ajo për lidhjen e marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave dhe të transportit të kombinuar në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Austrisë.

Nisma për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Udhëtarëve si shërbim i rregullt dhe jo i rregullt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë dhe;


Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.