LAJMI I FUNDIT:

Ganimete Musliu mbështet Xhulin në BBVK: Ia uroj fitoren gruas që i është ekspozuar agresivitetit të tre burrave

Ganimete Musliu mbështet Xhulin në BBVK: Ia uroj fitoren gruas që i është ekspozuar agresivitetit të tre burrave

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova do të mbahet këtë të premte, 17 mars dhe tashmë ka nisur mbështetja publike për finalistët.

Në mes Xhulit, Stresti, Vedati, Artani dhe Mbresës njëri prej tyre do të jetë fituesi i edicionit të parë të BBVK.


Një përkrahje publike për fitore ka ardhur për modelen Xhuli Nura nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Foto: Juliana Nura/Instagram

Në një status të gjatë në Facebook, Musliu ka thënë se gratë duhet të mbështesin gratë dhe sipas saj në këtë nuk duhet të bëhet asnjëherë kompromis, as atëherë kur ajo nxitohet, bënë gabime dhe herë pas here rrëzohet.

Shota-Xhulit: Mu ke dhimbsur kur Atdheu të la në transmetim direkt, të ishte tjetra do të kishte qarë deri në mëngjes
Lexo po ashtu Shota-Xhulit: Mu ke dhimbsur kur Atdheu të la në transmetim direkt, të ishte tjetra do të kishte qarë deri në mëngjes

Tutje sipas Musliut Xhuli i është ekspozuar agresivitetit të tre burrave dhe këtë vetëm për shkak të çmimit prej 200 mijë eurosh.

Më poshtë postimi i plotë i Musliut pa ndërhyrje:

Ti mbështesësh gratë dmth të kesh guxim ta mbështesësh çdo grua kushdo qoftë ajo, jo vetëm ato gra qe ty të leverdisë.
Gratë duhet të mbështesin gratë. Këtë fjali duhet ta kemi maksimë. Me këtë qasje nuk duhet të bëjmë kompromise, as atëherë kur një grua nxitohet, bënë gabime dhe herë pas herët rrëzohet.
Sot, para syve të publikut, në emër të një „spektakli“ po maltretohet dhe po ofendohet një grua. Kjo grua i është ekspozuar agresivitetit të tre burrave të cilët e kanë humbur fare dhe e vetmja gjë që ata shohin janë ato 200. 000 euro. Dhe sikur të mos mjaftonin tre burra, produksioni i futi edhe ish banorët, shumica dërmuese e të cilëve u kapën në vallen e sulmeve personale dhe ofendimeve grupore.
Si format këtë lloj spektakli do ta ndaloja sepse nuk eksperimentohet me njerëz, por meqenëse nuk varet nga unë, për hir të njerëzores në rend të parë, për hir se kjo grua rrjedh nga një fis meritor dhe për faktin se ata që po e sulmojnë nuk janë as edhe një çik më të mirë, unë sot them: Forca Juliana.
Askush nuk ka të drejtë ta ofendoj një grua.
Askush nuk ka të drejtë ta gjykoj një grua.
Heshtja sot, na kushton nesër.
Në minutat e fundit të finales dua ti shoh dy gra e që janë JULIANA dhe MBRESA por pa asnjë dyshim fitoren ja uroj asaj qe është nga dita e parë në këtë shtëpi, JULIANA NURA!

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori