LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani luftarak rus rrëzohet në afërsi të Bakhmutit, publikohen pamjet kur përplaset në tokë

Aeroplani luftarak rus rrëzohet në afërsi të Bakhmutit, publikohen pamjet kur përplaset në tokë

Beteja për qytetin ukrainas Bakhmut po vazhdon në lindje të shteti evropian.

Ky qytet po konsiderohet si pika më e nxehtë e kësaj lufte, ku rusët dhe ukrainasit po vazhdojnë të luftojnë për ta marrë nën kontroll, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër në afërsi të këtij qyteti është filmuar një aeroplan luftarak rus Su-24 duke u rrëzuar në tokë, si dhe piloti shihet duke u lëshuar në tokë me parashutë, pasi ishte katapultuar para përplasjes.

Zelensky po vazhdon me shkarkimin e zyrtarëve të lartë
Lexo po ashtu Zelensky po vazhdon me shkarkimin e zyrtarëve të lartë

Ukrainasit pretendojnë se aeroplani u rrëzua nga forcat ajrore të Kievit, ndërsa Rusia si gjithmonë po vazhdon të heshtë kur bëhet fjalë për humbjet që janë duke iu shkaktuar në luftë.

Nga shpërthimi i fuqishëm pas përplasjes në tokë ngritet në qiell një re e tymit të zi, kurse më pas shihet piloti me parashutë duke zbritur shumë afër vendit ku është rrëzuar aeroplani. /Telegrafi/