LAJMI I FUNDIT:

CBS publikon simulimin e animuar të incidentit mes dronit amerikan dhe aeroplanëve luftarakë rusë në Detin e Zi

CBS publikon simulimin e animuar të incidentit mes dronit amerikan dhe aeroplanëve luftarakë rusë në Detin e Zi

Televizioni amerikan CBS ka publikuar një simulim të animuar të incidentit, mes dronit amerikan dhe dy aeroplanëve luftarakë rusë mbi Detin e Zi.

Simulimi tregon sesi aeroplanët luftarakë rusë kishin kaluar nën dronin e ushtrisë amerikane, duke i hedhur derivat sipër, transmeton Telegrafi.


E sipas zyrtarëve amerikanë, piloti rusë ka dashur të fluturojë para droni me qëllim që fluturakja pa pilot të futet “në renë” me karburant, por se kishte filluar më herët të ngrit lart “hundën” aeroplani dhe ishte përplasur me helikën e dronit, ku operatorët amerikanë të fluturakes pa pilot nuk kishin patur tjetër zgjedhje pos ta rrëzojnë në Detin e Zi.

Zyrtarët amerikanë thonë se aeroplanët rusë kishin hedhur benzinë mbi dronin e tyre
Lexo po ashtu Zyrtarët amerikanë thonë se aeroplanët rusë kishin hedhur benzinë mbi dronin e tyre

Droni MQ-9 Reaper i ushtrisë amerikane është një fluturake vëzhguese, që në ato momente po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Kjo fluturake ka krahë të gjerë deri në 20 metra dhe kontrollohet nga distanca të mëdha nga operatorët. Ka kapacitete të fluturojë në një lartësi prej mbi 15 mijë metra.

Në anën tjetër, rusët kanë mohuar akuzat se aeroplanët e tyre të kenë patur çfarëdo kontakti me dronin amerikan.

Ndërkaq Pentagoni akuzon Rusinë për sjellje të papërgjegjshme të pilotëve të tyre, dhe fluturim të rrezikshëm dhe jo profesional. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori