Në seancën e së martës, në gjykimin për vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, Gjykata Themelore në Prishtinë, mori aktvendim që dëshmitarja Milena Popoviq (ish-partnerja e Ivanoviqit), të dëgjohet përmes ndihmës juridike ndërkombëtare (Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar), në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Në këtë rast, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-së, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, njoftoi palët se dëshmitarja Popoviq është ftuar në mënyrë të rregullt nga gjykata përmes e-mailit, por sipas tij e njëjta gjithashtu përmes e-mailit e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të jetë e pranishme në seancë për shkaqe të situatës politike dhe sigurisë së saj.
Mirëpo, e njëjta sipas gjykatësit Kurtaj ka kërkuar që të dëgjohet përmes video-linkut (platformës virtuale).
Lidhur me këtë dëshmitare, prokurori special Burim Çerkini, deklaroi se për shkak të mungesës së saj shqyrtimi gjyqësor është shtyrë disa herë, mirëpo i njëjti tha se edhe pse është interes i Prokurorisë që kjo dëshmitare të dëgjohet, nuk mund ta presin deri në pafundësi atë.
“Ne kemi një dëshmi të cilën e ka dhënë dhe nëse eventualisht nuk kemi ndonjë e-mail zyrtar që nesër do të jetë prezent, ndoshta sot e njofton gjykatën që nesër do të jetë prezent, atëherë sikurse tek dëshmitarët tjerë ne pajtohemi që seanca të vazhdojë edhe pa dëgjimin e saj, tu e konsideru të lexume dhe të vazhdojmë me planet tjera që i kemi në këtë çështje penale”, tha prokurori Çerkini.
Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Nedelkjo Spasojeviq, avokati Faruk Korenica, lidhur me dëshmitaren Popoviq ka thënë se disa herë përmes televizionit e ka dëgjuar atë duke thënë se është e gatshme të paraqitet para gjykatës dhe të tregojë se kush është porositësi i vrasjes, motivi i vrasjes dhe sipas tij herën e fundit atë e ka dëgjuar duke thënë edhe emrin e personit që e ka ekzekutuar Ivanoviqin.
Korenica tha se këto deklarata të saj që i jep përmes shtypit, janë në kundërshtim me deklaratën që e ka dhënë në Prokurori dhe i njëjti tha se do të ishte e rrugës që dëshmitarja Popoviq të dëgjohet përmes rrugëve juridike.
“Ajo ka dhënë në fillim disa deklarata dhe është e sigurt që Oliver Ivanoviqin e kanë vrarë shqiptarët, prandaj edhe e arsyeton ikjen menjëherë pas vrasjes në Beograd, ndërsa sot flet diçka tjetër”, tha avokati Korenica.
Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Rade Basara, avokati Tomë Gashi, ka thënë se kanë kaluar 5 vite prej vrasjes dhe dëshmitarja Popoviq e njofton gjykatën se herë do të vijë e herë jo dhe shtoi se të njëjtën nuk mund ta presin deri në pafundësi.
Tutje, ai tha se nëse ajo ka diçka konkrete duhet të ndihmojë në gjetjen e vrasëseve të partnerit të saj, por nëse e njëjta nuk dëshiron, sipas tij gjykata nuk ka mjete juridike për ta sjellë të njëjtën nga Beogradi në sallë të gjykimit.
Sipas tij, nuk duhet të lejohet që gjykata të politizohet me mendime të karakterit politik.
Mbrojtësi i të akuzuarit Dragisha Markoviq, avokati Dejan Vasiq e ka përkrahur mendimin e prokurorit dhe sipas tij kjo dëshmitare nuk ka lidhje me të akuzuarit konkret.
Vasiq tha se në deklaratën e dhënë nga dëshmitarja, ajo nuk ka përmendur asnjë nga të akuzuarit këtu, përveç të akuzuarës Silvana Arsoviq.
“Unë nuk e di pse ajo është e propozuar si dëshmitare në këtë çështje, unë e kisha lut gjykatën edhe njëherë që të fokusohemi tek të akuzuarit konkret dhe gjykata mos t’i lejojë vetes që nga ky shqyrtim kryesor, të bëjmë hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, ka thënë tutje avokati Vasiq.
Andaj, pas këtyre deklarimeve, trupi gjykues mori aktvendim që dëshmitarja Popoviq të ftohet edhe një herë përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, që të merret deklarata e saj mirëpo duke ia caktuar një datë Ministrisë së Drejtësisë që ta njoftojë gjykatën se a mund të realizohet deri në atë datë.
Sa i përket dëgjimit të të njëjtës përmes video-linkut, gjykatësi Kurtaj tha se gjykata nuk e konsideron si rrugë ligjore dhe të sigurt, andaj ai tha se do t’i zbatojnë dispozitat ligjore.
Gjithashtu, në këtë seancë është aprovuar propozimi i të akuzuarit Spasojeviq, për dëgjimin e dëshmitarëve Nebojsha Qamiloviq dhe Goran Zhivkoviq.
Në këto rrethana, seanca e sotme u ndërpre dhe po ashtu ajo e planifikuar për nesër u anulua.
Ndërkaq, seancat e radhës u caktuan më 25, 26 dhe 29 maj 2023.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndalë
Autobusi dhe tri vetura përfshihen në aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, katër të lënduar
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite