LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Shukova: Nuk kemi mjaftueshëm mbeturina për të krijuar energji

Ministrja Shukova: Nuk kemi mjaftueshëm mbeturina për të krijuar energji

“Për të krijuar energji nga mbeturinat, duhet të ketë sasi të mëdha mbetjesh. Por Maqedonia nuk e ka këtë, edhe pse duket kështu pasi jemi të shkujdesur dhe hedhim mbeturina gjithandej. Por për të djegur mbeturinat duhet sasi serioze, ato mund të mblidhen nga të gjitha vendgrumbullimet, por edhe kjo nuk mjafton”.

Këtë e tha për “TV Telma” ministrja e re e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova. Ajo bën të ditur se përllogaritja për shërbimin e për mbeturinat do të ndryshojë me ligjin e ri për menaxhimin e mbeturinave.


“Deri më tani kemi paguar për metër katror, ​​pra në bazë të sipërfaqes, që sipas meje dhe ekspertëve është e papërshtatshme, sepse në 100 m2 mund të jetë një banor, që prodhon një sasi të vogël mbetjesh, ndërsa në 50 m2 mund të jetojë një familje me shumë anëtarë që prodhon shumë më tepër mbeturina, dhe matematika është shumë e qartë. Me metodologjinë e re, çmimi i shërbimit do të paguhet në bazë të sasisë së mbeturianve të prodhuara. Dhe kështu shpresojmë që të gjithë të mësojmë të përzgjedhim mbetjet, që të paguajmë më pak, sepse ajo që do të depozitohet në një vendgrumbullim do të jetë gjëja e fundit që do të tarifohet dhe gjithçka tjetër do të përpunohet. Çmimin do ta caktojë Komisioni Rregullativ”, tha Shukova.

Ndërsa në lidhje me ndotjen e ajrit, ajo shtoi se analizat tregojnë se ndotja më e madhe vjen nga amvisëritë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori