LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Vitin do ta përfundojmë me inflacion 7.1%

Bekteshi: Vitin do ta përfundojmë me inflacion 7.1%

Sa kishim page mesatare gjatë vitit 2016 aq do ta kemi pagën minimale në vitin 2024 tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin 10 minuta të TV21 pas vendimit të qeverisë për rritje të pagës minimale në 20.175 denarë.

Ai deklaroi se pagat gjatë vitit do të shënojnë rritje më të madhe se sa inflacioni duke marrë parasysh se viti sipas tij do të përfundojë me 7.1% inflacion.

“Nuk kisha dashur të bëj demagogji, por jashtë modestisë paga minimale gjatë këtij viti më saktë në fillim të vitit të ardhshëm do ta rrisë pagën minimale në mesataren që e kemi pasur në vitin 2016 dhe kjo edhe njëherë tregon se kjo Qeveri është e përkushtuar në rritjen e pagave dhe në sektorin publik edhe atë privat. Vetëm sa për informacion për qytetarët në vitin 2016 pagën mesatare e kishim diku rreth 23 mijë denarë dhe sot e kemi mbi 34 mijë denarë dhe siç theksuam më herët kemi arritur të afrohemi me pagën mesatare të vitit 2016″.


“Sa i përket fuqisë blerëse për herë të parë gjatë vitit paraprak përveç pjesës së dytë të vitit kemi arritur që të shënojmë sukses në çështjen e mbulimit të harxhimeve nga dy paga minimale në një amvisëri e cila ishte diku rreth 18 mijë denarë dhe harxhimet pra shporta konsumuese nuk ishte më shumë se 35 mijë denarë për fat të keq kishte rritje pothuajse në nivel global dhe në pjesën e dytë të vitit përafërsisht shporta e konsumit u rrit në 50 mijë denarë”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.