Më 24 shkurt të vitit 2022, ushtria ruse ia kishte mësyrë Ukrainës, duke menduar se për pak ditë do të arrijnë ta marrin nën kontroll Kievin, por doli të jetë krejt ndryshe.
Tani që kur janë bërë më shumë se një vit, rusët nuk po arrijnë të marrin asnjë nga qytetet e mëdha në Ukrainë, madje çdo ditë e më shumë po pësojnë humbje si në makineri luftarake ashtu dhe në njerëz, transmeton Telegrafi.
Pushtimi i Ukrainës ishte urdhëruar të ndodhë nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili mendoi se do të jetë e lehtë marrja e kryeqytetit ukrainas, nga i cili u tërhoqën pa arritur të futen brenda tij.
Madje një video e publikuar nga aeroporti Gostomel apo ndryshe i njohur si aeroporti Antonov në periferi të Kievit, shfaq momentin kur rusët hedhin në erë helikopterin e tyre në pamundësi për ta ngritur në ajër nga frika se do ta godasin ukrainasit.
Kjo ndodhi derisa po tërhiqen, pasi ukrainasit filluan kundërofensivën që i detyroi të tërhiqen nga ai rajon. E kjo tërheqje i kushtoi shtrenjtë në pajisje luftarake, ku shumë fluturake dhe mjete të blinduara i braktisën për ta shpëtuar kokën.
Në videon e publikuar më poshtë, rusët shihet sesi aktivizojnë lëndën shpërthyese me të cilën hedhin në erë helikopterin ushtarak, të cilin nuk patën guxim ta ngritin në ajër dhe të tërhiqen me të.
Nga inati se mund të përfundojë në duart e ukrainasve, vendosën ta shkatërrojnë duke bërë që të mos mbetet as edhe një copë nga fluturakja. /Telegrafi/
A year ago, the Russians blew up their own helicopter while retreating from #Gostomel. The video of the explosion has just appeared online. pic.twitter.com/gWuz109SF2
— NEXTA (@nexta_tv) March 11, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë