Drenica ka pësuar humbjen e dytë radhazi teksa është mposhtur nga Dukagjini në udhëtim me rezultat 2-0.
Është një humbje që dhemb për kuqezinjtë të cilët e shohin vetën në pozitën e fundit në tabelë.
Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka thënë pas ndeshjes se kanë humbur një betejë, por jo edhe luftën përfundimtare.
“Edhe sot na ndodhi njëjtë si me Trepçën ’89. Kishim bërë diçka më ndryshe sot. Nuk kishim shumë kohë për t’u përgatitur. E nisëm mirë ndeshjen, bëmë ndërrimin e detyruar, morëm golin”.
“Po marrim gola shumë të lehtë, me gabimet tona. Për këtë më vjen keq. E diktuam pjesën e parë, patëm mundësi, por në 20-të metrat e fundit na mungoi pasimi i fundit, ose kur dilnim në fundore, nuk kishte krosim të mirë. Përveç rastit të golit dhe rasteve tjera, e falëm topin lehtë. Kemi një javë kohë të punojmë. Besoj që 2-3 lojtarë do të na kthehen nga lëndimet”, tha fillimisht Devolli.
“Ne e humbëm betejën por lufta vazhdon. Ne kemi besim. Po të mos kisha besim, nuk do të vija në Drenicë. Kemi ndeshjen me Prishtinën. Besoj se do të na kthehen edhe të dëmtuarit. Do të kemi pauzë pastaj dhe kohë mjaftueshëm për të punuar”, tha Devolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arne Slot zbulon arsyen pse vendosi ta pranojë ofertën për t’u bërë trajner i Liverpoolit
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk humbasin miliona euro shkaku i adhuruesve të boksit
Toni Kroos nuk kishte asnjë dyshim kur tregoi katër bashkëlojtarët e tij më të mirë në karrierë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251