LAJMI I FUNDIT:

Lirimi i hapësirave publike, ndërtimi i sheshit e zonave tjera – projekti 2.7 milionë euro për Malishevën urbane, i ndarë në tri faza

Lirimi i hapësirave publike, ndërtimi i sheshit e zonave tjera – projekti 2.7 milionë euro për Malishevën urbane, i ndarë në tri faza

Lirimi i hapësirave publike veçse ka filluar të realizohet përgjatë gjithë rrugës “Ibrahim Mazreku”, në Komunën e Malishevës, kjo në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugës ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë”, i cili pritet të kryhet në muajin qershor.

Zëdhënësi i Komunës së Malishevës, Valmir Gashi në një prononcim për Telegrafin tha se jetësimi i projektit madhor për Malishevën urbane ka nisur më 21 tetor të vitit 2022.

“Ndërtimi i rrugës ‘Ibrahim Mazreku’ është vetëm një segment i projektit tonë të madh, ku më pas do të vijojmë edhe me ndërtimin e sheshit dhe zonave tjera të qytetit, deri në urbanizimin e plotë të Malishevës sonë.


Malisheva Urbane është një projekt i madh, që merr kohë dhe mund të krijojë ngarkesa në trafik, dhe për këtë me sinqeritetin më të madh kërkoj mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe të bizneseve, të cilat preken nga ky projekt, veçmas gjatë kohës sa do zgjasin punimet”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, ky projekt i cili kap vlerën rreth 2.7 milionë euro është i ndarë në tri faza, duke thënë se aktualisht janë në fazën e dytë.

Komuna e Malishevës nis lirimin e hapësirave publike – publikohen pamjet e rrënimit të objekteve
Lexo po ashtu Komuna e Malishevës nis lirimin e hapësirave publike – publikohen pamjet e rrënimit të objekteve

Gashi u shpreh se për vetëm 40 ditë, me orare të zgjatura të punës e me dy ndërrime, në 600 orë pune ka përfunduar faza e parë e punimeve në projektin: Rruga dhe Sheshi ‘Ibrahim Mazreku ‘ në qendrën e qytetit të Malishevës.

“Vërshimet nga shiu të cilat e shndërronin qytetin ndonjëherë në “liqe”, tani do të largohen përmes kanalit atmosferik nga betoni i armuar me kapacitet 2,000 litra në sekondë e që do të përcjell gjithë sasinë e ujit nga qendra deri në dalje të qytetit.

Vështirësitë e bizneseve dhe gjithë qytetit për kyçje të kanalizimeve fekale tani do të eliminohen me gypin e brinjëzuar 800 m me kualitetin me superior SN8 i cili do të grumbullojë gjithë sasinë e ujërave të zeza përgjatë qytetit deri në kolektorë. Kaosi i shtyllave elektrike dhe kabllove tani do eliminohet me kanalet nëntokësore nga të dy anët e rrugës e ku do të vendosen kabllot energjetikë si dhe të gjithë operatorët tjerë kabllorë”, tregoi ai.

Ndërsa, siç theksoi Gashi ka filluar të realizohet lirimi i hapësirave publike përgjatë gjithë rrugës “Ibrahim Mazreku”, e cila sipas tij deri tani është duke ecur mirë.

“Për këtë u jemi mirënjohës qytetarëve dhe bizneseve për mirëkuptimin që po tregojnë gjatë realizimit të kësaj faze. tutje faza tjetër e projektit parasheh shëtitoren e re, ndriçim LED me kapacitetet me të larta për ndriçimet publike, kubëza me dizajnë të ndryshme në tri nuanca, ulëse për këmbësor, shporta për mbeturina e hapësira të gjelbëruara”, tregoi Gashi për Telegrafin.

Tutje Gashi shtoi se: “Ky projekt parashihet të përfundoj në muajin qershor të këtij viti, gjithnjë nëse ecën çdo gjë mirë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori