LAJMI I FUNDIT:

Darko Kostovski promovon një kënd të ri lojërash në Shkup Veri

Darko Kostovski promovon një kënd të ri lojërash në Shkup Veri

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka promovuar një kënd lojërash në lagjen Shkup Veri.

“Vazhdojmë me realizimin e projekteve të premtuara ndaj qytetarëve tanë. Është ndërtuar një kënd tërësisht i ri lojërash i cili gjendet në rrugën Boro Menkov në vendbanimin Shkup Veri. Një kat i ri për fëmijët që në mënyrë cilësore ta kalojnë kohën e lirë me përmbajtje të reja.

Shtresë e re e butë e vendosur për lojëra pa brenga për fëmijët. Pajisje të reja urbane si dhe rregullim i plotë i hapësirës. Paraprakisht u përfunduan edhe rrugët qasëshe deri te njësitë banesore në vendbanimin Shkup Veri”, shkruan ndërmjet tjerash kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.