LAJMI I FUNDIT:

E godet me thikë një person, arrestohet i dyshuari në Skenderaj

E godet me thikë një person, arrestohet i dyshuari në Skenderaj
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte goditur me një mjet të mprehtë (thikë) një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 14:17 në fshatin Polac, Skenderaj.


Po ashtu në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të mbrehtë- thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK Prishtinë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/