LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutimi i ushtarit të paarmatosur ukrainas, nëna e tij përshkruan momentin kur pa djalin e saj duke u vrarë

Ekzekutimi i ushtarit të paarmatosur ukrainas, nëna e tij përshkruan momentin kur pa djalin e saj duke u vrarë

Nëna e një ushtari ukrainas, i cili u ekzekutua brutalisht nga ushtarakët rusë, ka përshkruar momentin kur pa djalin e saj, Oleksandr, duke u vrarë.

Një video e shkurtër e ekzekutimit të tij qarkulloi në mediat sociale në fillim të kësaj jave, duke e treguar atë me një cigare në gojë, të veshur me atë që duket të jetë uniformë kamuflazhi të një ushtari që mban një simbol të flamurit ukrainas.

Duke qëndruar në një hendek të vogël në mes të një zone të pyllëzuar, ai bën një “tymosje” të fundit dhe nxjerr një shtëllungë tymi, përpara se të thotë në heshtje: “Slava Ukraini” ose “Lavdi Ukrainës”.


Reagime nga Ukraina për vrasjen nga rusët të një të burgosuri lufte të paarmatosur - pasi pamjet u shfaqën në internet
Lexo po ashtu Reagime nga Ukraina për vrasjen nga rusët të një të burgosuri lufte të paarmatosur - pasi pamjet u shfaqën në internet

Më pas mund të dëgjohen të shtëna teksa ai qëllohet nga të paktën një person i armatosur, përpara se të bie në tokë.

https://twitter.com/ukrpravda_news/status/1632740171375362049?s=20

Duke folur për gazetën gjermane, Bild, nëna e tij, Praskovyia, tha se ajo mësoi për vdekjen e djalit të saj pasi kishte parë videon në Facebook, shkruan SkyNews, përcjell Telegrafi.

Ajo i referohet atij me pseudonimin e tij, Sasha.

“Ishte mbrëmje, hapa Facebook-un. Po shikoja një video, është Sasha… ishte një video e tmerrshme e ekzekutimit. Unë po shikoja dhe po kuptoja që ishte djali im”, tha ajo.

“Bërtita ‘Sasha’, ishte një tronditje. Videoja mbaron dhe e shikoj përsëri… ky është Sasha im”.

Më pas ajo telefonoi nusen e saj, Yulia, dhe i dërgoi videon, e cila gjithashtu konfirmoi se ishte Oleksandr.

Djali i tij, Misha, gjithashtu e pa videon, shtoi Praskovyia, duke thënë se ai “ishte tmerruar”.

Duke kujtuar reagimin e tij, ajo e përshkroi atë duke thënë: “Gjyshe, ky është babai ynë. E njoha, mënyrën se si pi duhan, si qëndron, ky është babai ynë”.

“Ishte një klithmë nga thellësia e zemrës së tij”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori