LAJMI I FUNDIT:

Reagime nga Ukraina për vrasjen nga rusët të një të burgosuri lufte të paarmatosur – pasi pamjet u shfaqën në internet

Reagime nga Ukraina për vrasjen nga rusët të një të burgosuri lufte të paarmatosur – pasi pamjet u shfaqën në internet

Ukraina është zotuar të gjejë ushtarët rusë që me sa duket vranë një të burgosur lufte të paarmatosur ukrainas, pasi pamjet u shfaqën në internet.

“Ne do t’i gjejmë vrasësit”, tha presidenti Volodymyr Zelensky vonë të hënën.


Dhe një reagim ka ardhur edhe nga ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, i cili bëri thirrje për një “hetim të menjëhershëm” nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, përcjell Telegrafi.

Në video shihet ushtari ukrainas. Ai thotë “lavdi Ukrainës” para se të qëllohej me automatik.

Një nga ushtarët rusë – që nuk shihet në klip – dëgjohet më pas duke thënë “vdis”.

BBC shkruan nuk ka verifikuar se ku dhe kur janë bërë pamjet. Ato u shfaqën për herë të parë në rrjetet sociale të hënën.

As i burgosuri ukrainas i luftës (POW) dhe as vrasësit nuk janë identifikuar, por BBC ka mësuar se ai ishte në Brigadën 30.

Ushtari i paarmatosur ukrainas ekzekutohet në mënyrën më brutale nga rusët, qëllohet me breshëri plumbash  
Lexo po ashtu Ushtari i paarmatosur ukrainas ekzekutohet në mënyrën më brutale nga rusët, qëllohet me breshëri plumbash  

Derisa Rusia nuk ka komentuar, Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë kanë akuzuar trupat ruse për kryerjen e krimeve masive të luftës që kur presidenti Vladimir Putin filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Avokati i popullit të Ukrainës për të drejtat e njeriut Dmytro Lubinets akuzoi trupat ruse për kryerjen e krimeve të luftës duke shkelur Konventat e Gjenevës në lidhje me trajtimin e të burgosurve.

Dhe Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës Andriy Kostin tha se një hetim penal ishte hapur tashmë.

Ukraina ka akuzuar më parë trupat ruse për torturimin, përdhunimin dhe vrasjen e të burgosurve ukrainas të luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori